E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dënim i përjetshëm për kurdisësit

Presidenti i UEFA-s, Michel Platini, mendon se futbollistët e përfshirë në kurdisje të ndeshjeve duhet të përjashtohen përgjithmonë nga sporti.

Kreu i Federatës Evropiane të Futbollit i përmendi kurdisjet si një prej kërcënimeve më të mëdha për futbollin gjatë vizitës së tij në Maltë si pjesë e hetimeve për ndeshjet kualifikuese për Euro 2008, ku dueli mes Maltës dhe Norvegjisë konsiderohet i dyshimtë.

“Futbollistët kanë përgjegjësinë më të madhe në kurdisjen e ndeshjeve. Këto dukuri negative e vrasin lojën, e dëmtojnë shpirtin e saj. Të gjithë ata që janë të përfshirë në kurdisje duhet të përjashtohen përgjithmonë nga futbolli”, deklaroi Platini gjatë një konference për shtyp.

Kurse, sa i përket fair-play financiar, Platini theksoi se UEFA u ka dhënë klubeve tri vite kohë për t’u përgatitur me rregullat e reja, që do të fillojnë nga sezoni i ardhshëm dhe insistoi se të gjithë ata që nuk i respektojnë ato do të dënohen.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›