E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestime të reja të opozitarëve në Rusi

Policia e Moskës tha se “afro 55” protestues anti-qeveritarë janë arrestuar në Sheshin e Kuq, në kryeqytet.

Aktivistët opozitarë kanë bërë thirrje për mbështetësit që të ecnin rreth këtij sheshi me shirita të bardhë, që janë bërë simbol i lëvizjes kundër kryeministrit Vladimir Putin.

Protestuesit brohorisnin “Rusia do të jetë e lirë” dhe “Rusia pa Putinin”.

Në maj, Vladimir Putin e fillon edhe një mandat në postin e presidentit, pasi që i fitoi zgjedhjet presidenciale, që u zhvilluan më 4 mars.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›