Denim me burg nese lavderon Gadafin

Vlerësimi dhe adhurimi për ish-liderin libian Muamar Gadafi, fëmijet, idetë dhe regjimin e tij në Libi do të jetë një akt i dënueshëm me burgim. Kështu parashikon një ligj i ri i miratuar nga këshilli kombëtar tranzitor që ka pushtetin në vend.
Përmbajtja e ligjit u bë e ditur gjatë leximit të tekstit për gazetarët në një takim të nivelit të lartë në vend.
“Nëse publikohen informacione false, lajme spekulative apo bëhet propagandë që mund të dëmtojne shtetin, atëherë ky akt do të dënohet me burgim”, parashikon gjithashtu ky ligj.
“Në kushte lufte, do të ketë dënim me burg për çdo person që shpërndan informacione që mund të cënojne përgatitjet ushtarake për mbrojtjen e vendit, duke përcjellë terror dhe dobësim të moralit njerëzor”.
Sipas ligjit, Libia ndodhet ende në gjendje lufte pas konfliktit të përgjakshëm të një viti më parë, që solli përmbysjen e regjimit të Gadafit dhe vdekjen e tij.
Një ligj i dytë parashikon dënime me burg për këdo që "sulmon revolucionin e 17 shkurtit, degradon Islamin, autoritetin i shtetit ose institucioneve të saj."
Një tjetër ligj konfiskon të gjitha pronat dhe fondet qëi përkisnin figurave të regjimit të mëparshëm, përfshirë edhe të afërmit e Gadafit.
Ligji i ashpër vjen vetëm disa javë para zgjedhjeve për një asamble që Këshilli kombëtar tranzitor ka premtuar se do të mbaje në qershor.