Publikohen letrat e Bin Ladenit
Një përzgjedhje dokumentash të sekuestruar gjatë sulmit të një njësie elite e marinës në banesën e Bin Ladenit në Pakistan, një vit më parë, jane bere publike ditën e enjte nga Ushtria Amerikane. Dokumentat u postuan në faqen e internetit të Akademisë Ushtarake të Luftës kundër terrorizmit. Ne letrat e shkruara nga vete Bin Laden se lideri i al-Kaedës e kishte të pamundur të kontrollonte apo besonte strukturën që ai vetë krijoi, drejt fundit të jetës së tij. Midis pakënaqësive më të mëdha të Bin Ladenin, që mbeti i vrarë në sulmin gjatë së cilit u sekuestruan mbi 6 mijë dokumente, 17 prej të cilëve të publikuar në vëllimin 175 faqesh, ishte shënjestrimi i muslimanëve të tjerë nga vetë anëtarët e grupit.
Në disa letra, lideri i Al Kaedës i kërkonte idhtarëve të tij që të përqendroheshin tek lufta e shenjtë ndaj SHBA-së, ndërsa nga ato që thotë Bin Laden, vërehet një marrëdhënie tejet problematike e Al-Kaedës me Pakistanin dhe Iranin.
Osama Bin Laden shprehte pakënaqësinë e tij që Teherani nuk përfshihej në negociata për lirimin e disa anëtarëve të familjes së tij, pavarësisht presioneve që i ushtroheshin nga organizata terroriste. Rreth Pakistanit, në një letër i bëhej një referim “vëllezërve të besuar pakistanezë”, por Bin Laden shprehte hapur frikën e tij nga mundësia e infiltrimit të radhëve të al-Kaedës nga shërbimet “e frikshme” sekrete të këtij vendi.
Në disa shkrime , vlerësohet se sulmi ndaj SHBA do të sillte si përfundim dobësimin e armiqve të tjerë: “Ndonëse kemi shansin që të sulmojmë Britaninë, nuk duhet të harxhojmë kohën me sulme të tilla, pasi duke u përqëndruar në luftën me Amerikën, duke e mposhtur atë, do të mund të mposhtim edhe armiqtë e tjerë”.
Dokumente te tjera tregojne se Bin Laden ka udhëruar vrasjen e presidentit Obama apo David Petraus, gjatë ndonjë prej vizitave të tyre në Pakistan apo Afganistan. Ndërsa për zëvendës presidentin e Shteteve te Bashkuara shprehet se është i papërgatitur për këtë rol dhe se shumë shpejt do ta çojë Amerikën në krizë. Pranverën Arabe, në shkrimet e tij Bin Laden e ka konsideruar si një ngjarje të frikshme për myslimanët.