Aktivisti kinez i telefonon Kongresit Amerikan

Disidenti kinez, Chen Guangcheng ka telefonuar gjatë një seance të Kongresit Amerikan për të vetëdeklaruar kërkesën për ndihmë në përpjekjet për të lënë Kinën bashkë me familjarët e tij. Chen tha se kishte frikë për sigurinë e familjes së tij dhe ka kërkuar të takojë ballë për ballë Sekretaren amerikane të Shtetit, Hillari Klinton. Aktivisti ndodhet në një spital të Pekinit i izoluar nga policia kineze.
"Unë dua që të vij në SHBA për të pushuar unë nuk kam pushuar për 10 vjet.
Jam shumë i shqetësuar për sigurinë e nënës dhe vëllezërve të mi. Dua të di se çfarë po ndodh me ta” – tha Gheng ."Unë dua të takoj Sekretaren Klinton, unë shpresoj shumë se mund të marrë ndihmën e saj.
Ai kishte kaluar një javë në ambasadën amerikane, por doli prej andej pasi Kina pranoi garantimin e sigurisë së tij. Chen tha se vetëm pas largimit prej ambasadës, ai kuptoi realisht kërcënimet që u ishin bërë anëtarëve të familjes së tij. Ndërkohë sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton dhe sekretari i thesarit Timoty Geitner ndodhet në Pekin. Gjatë ditës së premte pritet konferencë e përbashkët SHBA-Kinë. Më herët sekretarja Klinton u shpreh se marrëdhënia mes dy vendeve ishte më e fortë se kurrë.