Tashme ka filluar gara presidenciale mes Obames dhe Romney
Kanë mbetur rreth gjashtë muaj deri në ditën e zgjedhjeve. Strategjia republikane për të larguar nga pushteti Presidentin Obama është bërë mëse e qartë, ata duan që votuesit të përqendrohen në problemet ekonomike gjatë administratës Obama. Pothuajse të gjithë rivalët e zotit Romney janë tërhequr nga gara dhe ish-guvernatori i Masaçusetsit tani duket se e ka të garantuar emërimin e partisë së tij në gusht. Romney pritet që brenda pak javësh të sigurojë numrin minimal të delegatëve që i duhen për të marrë këtë emërim.
Tani kandidati republikan e ka përqendruar vëmendjen tek Presidenti Obama dhe po u premton amerikanëve forcimin e ekonomisë nëse zgjidhet në nëntor. Analistët thonë se është pak a shumë e sigurtë që ekonomia do të jetë tema vendimtare në zgjedhjet e nëntorit. Fushata ka gjasa të nxjerrë në pah dallimet mes dy kandidatëve për sa i përket rolit dhe përmasave të qeverisë federale. Romney ka premtuar shkurtime të mëdha në shpenzimet qeveritare, ndërsa presidenti zotohet që t’i shfrytëzojë programet qeveriare për të nxitur rritjen ekonomike.
Romnit i duhet të bashkojë Partinë Republikane pas një fushate të vështirë, në përpjekje për të siguruar mbështetjen e krahut konservator të partisë. Por kandidatit republikan i duhet të përqendrohet tani edhe tek votuesit e moderuar në mes të spektrit politik, të cilët luajnë një rol kyç në përcaktimin e fituesit kur ka një garë të fortë presidenciale.
Shumica e anketave tregojnë se presidenti ka një epërsi të vogël mbi zotin Romney. Por ekspertët vërejnë se avantazhi i zotit Obama nuk është shumë i madh, sidomos duke pasur parasysh që ai është presidenti aktual, dhe mund të fashitet nëse votuesit i gjykojnë negativisht ritmet e rimëkëmbjes ekonomike.