E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarkozy Me pak te huaj me shume pune

Presidenti, Nikola Sarkozi ka përmbyllur fushatën elektorale duke kërkuar dhe mbështetjen e votuesve të së djathtës ekstreme. Ai ka premtuar më pak të huaj në vend dhe më shumë punë. Rreth tetë mijë mbështetës të mbledhur në Tolonë, të entuziazmuar kanë hedhur parulla për Sarkozinë president. Për mitingun e tij të fundit ai kaq zgjedhur portin më të rëndësishëm ushtarak të Francës. Ashtu si ka bërë që nga data 22 prill, presidenti në fuqi, iu është drejtuar 6 milionë e gjysëm francezëve që kanë votuar Marin Le Pen, duke i premtuar përgjysmimin e numrit të emigrantëve që hyjnë çdo vit në Francë. Sarkozy preferon të flasë me të djathtën e përjetshme, me ata francezë që janë të shqetësuar nga kriza e euros, nga kërcënimi i Hollande për të rinegocionuar reformat fiskale. Por për sulmin e fundit Nikolas Sarkozy, lideri modern që fitoi kundër trashëgimisë goliste, është kthyer në rrënjët e saj që sipas tij ndan dhe do të ndajë tani dhe përgjithmonë të djathtën nga e majta. Në mitingun e fundit u bë thirrje për punën, kurajën, lodhjen, nderin, besnikërinë, respektin për fjalën e dhënë, sepse këto sipas Sarkozisë janë vlerat e së djathtës së përhershme. Sarkozy gjithashtu ka kundërshtuar premtimin e Hollande për një tërheqje më të shpejtë të trupave ushtarake franceze nga Afganistani duke thënë se ushtarët do të kthehen në shtëpi pasi të kenë përfunduar misionin e tyre. Nikola Sarkozi ka kujtuar se në vitin 1983 Miteran, pas dy vjetësh turbullirë ekonomike hoqi dorë nga lufta kundër kapitalizmit. Sarkozi ka thënë se Miteranit iu deshën dy vjet, kurse Hollandes do I duhen vetëm dy ditë për të prishur cdo gjë. Bernadet Shirak ish zonja e parë ka folur para se të merrte fjalën Sarkozi duke ie ftuar të gjithë që të votojnë për presidentin. Por në të njëjtën kohë në Paris, lideri i majtë Fransua Bairutah se do të mbështesë  Holande. Sondazhet pas debatit televiziv konfirmojnë 53 për qind të mbështetjeve për Hollande, dhe 47% për Sarkozy. Por presidenti lajmëron se do të luftojë për të gjithë ata që në mëngjes dalin të punojnë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›