Dënimet për ‘Gërdecin’, Zamira Durda vajton në gjyq djalin e vrarë
TIRANE-Vendimet për të pandehurit mbi tragjedinë e Gërdecit kanë shkaktuar zemërim, lot dhe deklarata të ashpra tek familjarët e viktimave që humbën jetën më 15 mars të vitit 2008 nga shpërthimi në Gërdec.
Ndërsa gjykatësi lexonte vendimet, Zamira Durda që ka humbur djalin 6 vjec ne tragjedine e rende ka reaguar ashpër duke mbyllur dyert e gjykatës dhe vënë kujën. Zamira e përlotur bërtiti në korridorin e gjykatës se dita e sotme ishte nje turp. Sipas saj, drejtësia dha dënime të lehta ndaj vrasësve të të birit.
“Nuk e imagjinoj dot, nuk mund ta besoj sesi kriminelët dolën nga burgu. Më vranë djalin, ma vranë për së dyti djalin e vogël...Nuk e hap deren le te mbeten ketu brenda kriminelet” u përlot Zamira Durda.
Djali i Zamira Durdës, Edison Durda 6 vjec humbi jetën gjatë shpërthimit teksa ishte duke luajturnë kodrën e fshatit, pranë fabrikës së demontimit të armëve.
Së bashku me Zamirën, të indinuar u shprehën dhe familjarë të tjerë të viktimave, ku dikush humbi gruan, djalin, vëllain në shpërthimin që ndodhi në fabrikën e demontimit të armëve në fshatin Gërdec, 15 km larg nga Tirana. Ata theksuan se dënimi ndaj të pandehurve sihte tepër i lehtë dhe i padrejtë krahasuar me tragjedinë që shkaktuan. "Ky ishte nje turp, turp i madh" ishin fjalet qe ata perserisnin pa pushim ne sallen e gjykates.
(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera VIDEO: Dënimet për ‘Gërdecin’, Zamira Durda vajton në gjyq djalin e vrarë