E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dënimi i Berluskonit, mbështetësit protestë të shtunën

10-05-2013 / Gazeta 55

Gjykata e Milanos e dënoi ish-kryeminsitrin me 4 vjet heqje lirie

Populli i lirisë, partia politike e Silvio Berlusconit, njëherësh sot pjesë e qeverisë italiane, lajmëron një manifestim në mbrojtje të themeluesit të saj. Pasi gjykata e Milanos e dënoi në apel me 4 vjet heqje lirie dhe 5 vjet largim nga zyrat publike në procesin e grupit të tij mediatik Mediaset, Berluskoni dhe mbështetësit do manifestojnë të shtunën në Brescia dhe po mendojnë të protestojnë sërish përpara gjykates milaneze, siç vepruan për herë të parë në mars. “Gjyqtarë të politicizuar kërkojnë vdekjen time politike. Por ne do rezistojmë”- komenton Berlusconi. Fjalë që, sipas Shoqatës kombëtare të togave italiane “janë një delegjitimim i rrezikshëm i rolit të gjyqtarit në demokracinë e vendit”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›