E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia kërkon bisedime për pasuritë e Kosovës

10-05-2013 / Gazeta 55

Shefi i ekipit serb për zbatimin Marrëveshjes së Brukselit, Marko Gjuriç ka deklaruar se Serbia nuk do të lejojë që Marrëveshja, për shkak të interpretimeve të ndryshme për zbatim me kohë të bëhet e pavolitshme dhe e keqe për interesa të popullit serb.
“Situata është e tillë që të dy palët tash për tash në mënyra të ndryshme interpretojnë esencën e disa dispozitave të Marrëveshjes”, ka thënë Gjuriç për gazetën “Politika”.
Sipas fjalëve të tij, ekipi i Prishtinës është shumë përjashtues në qëndrimet dhe pikëpamjet e veta.
Duke u përgjigjur në pyetjen se cilat detaje janë më të kontestuarat në zbatimin Marrëveshjes, Gjuriç ka thënë se pikat kryesore të mospajtimit mënyra e formimit ë bashkësisë së komunave serbe dhe koncepti i integrimit në sektorin sigurisë dhe të gjyqësisë. Ai, duke folur për zgjedhjen e prokurorëve dhe gjykatësve serbë ka thënë se Marrëveshja flet për integrimin institucioneve ekzistuese dhe jo për konkurset sipas të cilave Prishtina do të vendoste për përshtatshmërinë e të zgjedhurve serbë.
Gjuriç ka thënë se gjatë takimit janë kërkuar edhe biseda për, siç ka thënë ai, çështjen e pasurisë së Serbisë në Kosovë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›