E Shtunë, 31 Tetor 2026

Listat e deputetëve, KQZ miraton emrat e 23 partive

10-05-2013 / Gazeta 55

Kthen për plotësim listat e 8 forcave politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori në shqyrtim listat shumëemërore të paraqitura nga 31 parti politike. Pas verifikimeve të kryera, katër anëtarët vendosën në unanimitet që të aprovojnë listat e paraqitura nga 23 subjekte. Ndërsa listat e 8 partive politike të tjera, KQZ vendosi t’i kthejë për plotësim e tyre. Ato janë:Partia Ardhmëria Shqiptare, Partia Arbënore Kombëtare, ajo e Pajtimit Kombëtar, Partia e Gjelbërt, Partia Komuniste Shqiptare, Partia Ligj dhe Drejtësi, Partia Konservatore dhe Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve.
Këto kanë kohë deri më 12 maj që të paraqesin pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, informacionin që mungonte në lista.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›