E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Jane zhdukur 1.2 miliarde dollare"

Partia Socialiste i kerkoi dje qeverise te jape shpjegime para popullit, per parate qe pretendohet se jane shpenzuar per shtrimin e rrugeve ne vend. Nje thirrje e vecante iu adresua Kontrollit te Larte te Shtetit, qe te kontrolloje Ministrine e Transporteve, pasi ka dy vjet qe "e ka harruar". Deputeti socialist, Alfred Dalipi, ka akuzuar dje qeverine dhe Ministrine e Transporteve se ka tenderuar 1 miliarde e 250 milione dollare per 3 vjet, duke mbaruar vetem 400 kilometra rruge. "Ne vitin 2006 qeveria dhe Ministria e Transporteve ka tenderuar dhe investuar 23.2 miliarde leke ose 250 milione dollare, ne vitin 2007, 34 miliarde leke ose 400 milione dollare, ne vitin 2008, 56.8 miliarde leke ose 600 milione dollare", deklaroi Dalipi. "Premtimi per 6 mije kilometra rruge eshte bere, qytetaret shqiptar kane paguar taksat, qeveria ka realizuar te ardhurat, plot 1 miliarde e 250 milione jane bere tendera dhe jane paguar kontraktuesve", sqaroi deputeti socialist. Partia me e madhe ne opozite sqaron se e vetmja gje qe s'eshte bere, jane 6 mije kilometra rruge dhe Shqiperia mbetet jo vetem ne rajon por edhe ne Evrope, si vendi me i prapambetur me 0.25 kilometra rruge per 1 kilometra katror. "Vetem per vitin 2007 dhe 2008, Ministria e Transporteve ka tenderuar per rruge, uje dhe strehim, konkretisht 42 miliarde leke ne 2007 ose 500 milione dollare, 34 miliarde ne rruge, 6.2 miliarde ne ujesjelles dhe kanalizime dhe 1.1 miliarde ne strehim", beri te ditur per shtypin Dalipi. Ne vitin 2008 po kjo Ministri, ka tenderuar dhe paguar 64.8 miliarde leke ne rruge, ujesjelles, kanalizime dhe strehim, pra, sipas deputeti te PS-se, vetem ne dy vite jane prokuruar mbi 1 miliarde e 200 milione dollare, ne tre sektore te rendesishem jetik per qytetaret shqiptare. Partia Socialiste ka kerkuar qe shqiptaret jo vetem te mesojne se jane harxhuar per rruge 1 miliarde e 250 milione dollare, por jane kontraktuar edhe per vitin 2009, 51 miliarde leke ose 600 milione dollare te tjere. "Sot serish eshte e nevojshme qe shqiptaret te mesojne se kjo qeveri ka tenderuar vlera dhe para te tyre deri ne vitin 2012, ndaj ne kete buxhet kemi projekte te celura me vlera minimale, me lote te para dhe te dyta te tenderuara nje dhe dy vjet me pare", nenvizoi Dalipi. Ai kerkoi ndihmen, nderhyrjen, dhe ushtrimin e funksionit kushtetues te Kontrollit te Larte te Shtetit qe parate e shqiptareve, te mos perfundojne ne duart e qeveritareve. Denis Dedej


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›