Denio: Franca s’kushtëzon Serbinë me njohjen e Kosovës
BEOGRAD- "Franca nuk kushtëzon vendimin për kandidaturën e Serbisë me njohjen e Kosovës", ka thënë ambasadori francez në Serbi, Fransua-Ksavie Denio. Lajmi bëhet i ditur nga Radio Evropa e Lirë.
“Ne insistojmë në vazhdimin e dialogut, i cili mundëson jetë më të mirë, para se gjithash për pakicën serbe ne Kosovë”, u ka thënë ai gazetarëve pas nënshkrimit të memorandumit në mes të Vojvodinës dhe rajonit francez të Bretanjës.
Duke vlerësuar se përmes dialogut Prishtinë-Beograd janë pëmirësuar shumë gjëra, ambasadori Denio ka shtuar se BE-ja për shkak të disa çështjeve të pazgjidhura i ka dhënë Beogradit edhe pak kohë për zgjidhjen e të gjitha problemeve.
(ma.ar/BalkanWeb)