Kompania e automjeteve Saab shpall falimentimin
Prodhuesi suedez i automjeteve, Saab, që po kalon një periudhë të vështirë financiare, ka shpallur falimentimin.
Bordi i “Swedish Automobile” tha se grupi kinez Youngman ka njoftuar se do të tërhiqet nga planet për të investuar në Saab dhe se aplikimi për falimentim ishte “në interes të aksionerëve”, raporton REL.
Shkas për këtë vendim ishte njoftimi gjatë fundjavës i ish-pronarit të Saab-it, General Motors(GM) se nuk do të lejojë që teknologjia që kontrollohet nga GM dhe që është përdorur nga Saab, t’u shitet investitorëve kinezë.
Swedish Automobile mori kontrollin e Saab nga General Motors, në vitin 2010.
Kompania është përballur me vështirësi financiare, ndërsa 3400 punonjësit e saj ende nuk kanë marrë pagat e nëntorit.
(er.nu/BalkanWeb)