E Shtunë, 31 Tetor 2026

Johnny Depp e tepron me alkoolin, Vanesa do divorcin

LOS ANGELES- Aktori Johnny Depp ishte shfaqur kohët e fundit në publik i dehur, ndërsa tani duket se ky fakt është bërë i bezdisshëm edhe për partneren Vanessa Paradis, e cila ka vendosur të ndahet.

Lajmi bëheti i ditur nga revista zvicerane Le Matin. Kjo revistë shkruan se pas ndarjes Vanessa do të qëndrojë me dy fëmijët në jug të Francës.

Depp dhe Paradis jetojnë bashkë prej 12 vjetësh dhe kanë dy fëmijë, vajzën Lily-Rose Melody dhe djalin John Christopher.

Para disa muajsh ishte përfolur se cifti po kalonte një krizë, për shkak se në muajin korrik ai u fotografua teksa puthte zëdhënësen e tij Robin Baum.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›