Merkel kerkon zhberjen e strukturave paralele ne veriun e Kosoves

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha sot ne Prishtine se eshte e domosdoshme te gjendet nje zgjidhje per situaten ne veriun e Kosoves ndersa i beri thirrje Beogradit qe te permbushe kerkesat e shtruara qe me pare nga ana e saj por edhe Prishtines qe te ndihmoje zgjidhjen e problemeve. Zonja Merkel i beri keto komente ne aeroportin e Prishtines ku u prit nga kryeministri i vendit Hashim Thaci. Ajo tha se tashme jane te qarta qendrimet e saj kundruall situates ne veriun e Kosoves.
Ne bisedat tona te drejtperdrejta me Serbine e kemi bere te qarte se cfare duam ne. Pra duhet te mundesohet tregtia e lire gje qe aktualisht nuk mund te behet per shkak te barrikadave te zbatohet marreveshja per kontrollin e perbashket te kufirit dhe hap pas hapi duhet te ndodhe zhberja e strukturave paralele tha zonja Merkel duke nenvizuar nderkaq se sot eshte diskutuar per ate se cfare duhet te beje Kosova e cila sipas saj duhet te menjanoje emocionet per te gjetur nje zgjidhje paqesore. Kancelarja Merkel tha se ka ende pune per te bere ne ndertimin e nje shteti ligjor ne Kosove sikunder edhe per vendosjen e marredhenieve me te mira ndermjet Kosoves dhe Serbise.
Lidhur me situaten ne veri kam biseduar edhe me presidentin serb Boris Tadic dhe i kam kerkuar qe te gjenden forma te normalizimit te marredhenieve me Kosoven. Ne kete kuader edhe palen e Kosoves e kam lutur qe te angazhohet ne menyre qe mbetemi ne kontakt te vazhdueshem me Serbine dhe presidentin Tadic. Ne deshirojme qe me ushtaret tane ne kuader te KFOR-it si dhe me perfaqesuesit tone ne misionet civile te angazhohemi ne menyre qe Kosova te jete me e sigurt. Angazhimi i ushtareve gjerman ne Kosove nuk eshte i lehte tha Kancelarja Angela Merkel e cila gjate dites vizitoi edhe pjesetaret gjerman te KFOR-it nje numer i te cileve u plagosen me 28 nentor nga protestuesit serbe ne veriun e Kosoves te cilet po mbajne te bllokuara rruget ne ate zone ne shenje kundershtimi ndaj shtrirjes se autoritetit te Prishtines ne ate pjese.
Incidentet e dhunshme ishin vendimtare per shtyrjen e vendimit te Bashkimit Evropian per ti dhene Serbise statusin e vendit kandidat per anetaresim ne Bashkimin Evropian ndersa kancelarja Merkel e akuzoi Serbine se ka krijuar nje mjedis per dhune ne veriun e Kosoves. Ajo ne fillim te dhjetorit terhoqi verejtjen se rruga e Serbise drejt Bashkimit Evropian mund te realizohet vetem nepermjet normalizimit te marredhenieve me Kosoven.
Kjo ka bere qe vizita e kancelares gjermane te vleresohet shume e rendesishme nga autoritetet ne Kosove. Kryeministri i vendit Hahsim Thaci tha sot se Kosova eshte e perkushtuar per permbylljen e kapitullit te historise se konflikteve dhe te hape kapitullin e bashkepunimit. Ai tha se historia nuk mund te mbaje peng te ardhmen.
Kosova do te jete e perkushtuar ne dialogun me te gjithe fqinjet. Ne kemi ndertuar raporte te shkelqyera me Maqedonine Shqiperine malin e zi dhe me te gjitha vendet e rajonit. Andaj duam te kemi bashkepunim te mire midis shtetit te Kosoves dhe Serbise. Dialogu nuk eshte vetem njeri nga opsionet por eshte opsioni i vetem-komunikimi dhe zgjidhja e vetme per ceshtjet qe duhet te zgjidhen ne raportet ndershteterore Kosove- Serbi tha kryeministri Thaci.
Kancelarja Merkel rikonfirmoi mbeshtetjen per pavaresine e Kosoves si dhe vazhdimin e bisedimeve ndermjet Kosoves dhe Serbise si vende qe synojne afrimin me strukturat euroatlantike. Kancelarja Merkel si nje prej udheheqesve me te fuqishem te Bashkimit Evropian erdhi ne Kosove me detyra per te dyja palet. Ajo beri thirrje qe Kosova te bashkepunoje ngushte me EULEX-in dhe te angazhohet ne lufte kunder dukurive negative sic jane korrupsioni dhe krimi i organizuar. Beogradit nderkaq i ka bere te qarte se pa permiresimin e marredhenieve me Kosoven nuk mund te prese statusin e kandidatit. Vezhguesit thone se gjykuar nga fakti se Kosova pret qe ne pjesen e dyte te janarit te filloje dialogun per liberalizimin e vizave do ta kete te pashmangshme qe te jap deshmi te perkushtimit per permbushjen e detyrave qe dalin nga ky proces ndersa Serbia duhet te deshmoje perpjekjet per shtendosjen e situates ne veriun e Kosoves meqe muaji shkurt eshte periudhe e rivleresimit te qasjes se Beogradit. Ajo qe mbetet e paqarte eshte se si do te pasqyrohet tere kjo ne terren perkatesisht ne veriun e Kosoves ku ende protestuesit serbe po mbajne te bllokuara rruget ne shenje kundershtimi ndaj shtrirjes se autoritetit te Prishtines ne ate zone.