Thaci takon Berishën, i përcjell mesazhet e kancelares Merkel
TIRANE- Kryeministri Berisha priti sot, në një takim, kryeministrin e Kosovës, zotin Hashim Thaçi, i cili ndodhet në Tiranë për një vizitë private. Zyra e shtypit të kryeministrisë sqaron se, në takim është biseduar për zhvillimet aktuale në Kosovë, forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, dhe përmbushjen e plotë të axhendës evropiane nga ana e dy shteteve shqiptare.
Kryeministri Berisha shprehu kënaqësinë e veçantë që shteti më i ri i Europës, Republika e Kosovës, është shndërruar e po shndërrohet çdo ditë e më shumë në një faktor real të paqes, stabilitetit e promovimit të bashkëpunimit e miqësisë në rajon, ndërsa ka përsëritur dhe njëherë mbështetjen e vazhdueshme të qeverisë që drejton për aspiratat integruese të Kosovës.
Kryeministri Thaçi e falenderoi homologun e tij për mbështetjen e vazhdueshme e të jashtëzakonshme që ai dhe qeveria shqiptare i kanë dhënë dhe po i japin Kosovës në të gjitha aspektet, ndërsa i përcolli Berishës edhe mesazhet e fuqishme të kancelares gjermane Angela Merkel, të dhëna gjatë takimit të sotëm në Prishtinë.
(ma.ar/BalkanWeb)