Veteranët hynë në grevë
Anëtarët e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së hynë sot në grevë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, me kërkesat që sa më shpejt të miratohet Ligji për vlerat e luftës së UÇK-së dhe përfundimisht veteranëve të luftës t’u kthehet identiteti dhe dinjiteti i tyre.
Anëtari i këtij këshilli, Ylber Selimi, ka thënë se në Kosovë po vazhdon përpjekja e organizuar institucionale, ndërkombëtare dhe vendore për varrosjen përfundimtare të trashëgimisë së luftës çlirimtare.
Greva filloi në orën 15 para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, ndërsa përfaqësuesit Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së kanë ftuar të gjithë ish-luftëtaret e UÇK-së që t’i bashkohen grevës.
SHVL e UÇK kanë kundërshtuar mbajtjen e një greve të tillë, me arsyetimin se problemet e kësaj kategori janë zgjidhur ose po zgjidhen.