E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dënohen sulmet në Pakistan

SHBA-ja dhe BE-ja i kanë dënuar sulmet në Pakistan, të cilat ndodhën të premten, me ç’rast islamistë të dyshuar vranë së paku 80 persona në dy xhami, të cilat i takonin një sekti mysliman në qytetin Lahore.

Në këto sulme u goditën pjesëtarët e sektit Ahmadi. Agjencitë kanë njoftuar se me këtë rast janë vrarë së paku 80 persona dhe janë plagosur mbi 100 të tjerë.

Sekti Ahmadi konsiderohet si i pafe nga ana e radikalëve islamikë.

Gjatë lutjeve të së premtes, sulmuesit hapën zjarr ndaj pjesëtarëve të komunitetit mysliman Ahmadi. Ata kanë hedhur edhe granata dore në xhami.

Disa prej sulmuesve kanë qenë të mbështjellë me lëndë shpërthyese dhe kanë hedhur veten në erë.

Policia dhe personat e armatosur kanë shkëmbyer pastaj zjarr, disa prej sulmuesve kishin marrë pozicione në minare.

Përgjegjësinë e sulmit e morën përsipër militantët talebanë në Pakistan.

Pakica myslimane, Ahmadia në vitin 1976 u kategorizua në Pakistan si një sekt fetar dhe që atëherë shpesh herë është bërë shënjestër e sulmeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›