Lindja e Mesme pa armë bërthamore

Konferenca për zëvendësimin e Traktatit të Mospërhapjes së Armëve Bërthamore (TNP), arriti një marrëveshje, e para që një dekadë, që ka të bëjë veçanërisht me çarmatimin dhe krijimin e një zone përjashtimi të armëve bërthamore në Lindjen e Mesme.
Konferenca miratoi me konsensus një deklaratë përfundimtare prej 28 faqesh, që parashikon katër plane veprimi për secilën nga tre shtyllat e Traktatit: çarmatimi, verifikimi i programeve bërthamore kombëtare për të siguruar se ato janë paqësore dhe përdorimi paqësor i energjisë atomike, si dhe për Lindjen e Mesme pa armë bërthamore.
Për këtë pikë të fundit, dokumenti parashikon organizimin në vitin 2012 të një konference ndërkombëtare, “ku mendohet të marrin pjesë të gjitha shtetet e rajonit dhe që pritet të çojë në krijimin e një zone të tillë, gjë që përfshin praninë edhe praninë e Izraelit dhe të Iranit”.
Kjo është hera e parë që prej 10 vjetëve që kjo konferencë arrin një marrëveshje për rishikimin e TNP-së, e cila, që prej hyrjes në fuqi në vitin 1970, ka shërbyer si direktivë botërore për kufizimin e përhapjes së armëve bërthamore.
Në dokument thuhet gjithashtu se është e rëndësishme që Izraeli të anëtarësohet në traktat dhe t'i vendosë të gjitha objektet e tij bërthamore nën garancitë e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore - IAEA.
Irani nuk u përmend, edhe pse ai është duke shkelur rezolutat e OKB-së që kërkojnë pezullimin prej tij të veprimtarive bërthamore delikate dhe vërtetimin e karakterit civil të programit të tij atomik.
Në anën tjetër, përkundër negociatave intensive, që zgjatën një muaj, 189 vendet pjesëmarrëse nuk mundën të bien dakord për masa konkrete mbi forcimin e marrëveshjes më të rëndësishme në historinë e kontrollit të armatimit.
Deri në minutën e fundit, rezultati i konferencës ishte në buzë të humnerës.
Pika kryesore e mosmarrëveshjes ishte pikërisht plani për një Lindje të Mesme pa armë bërthamore.
Ashtu si në tri konferencat e fundit të kontrollit që prej vitit 1995, pesë fuqitë zyrtare bërthamore SHBA, Rusi, Francë, Britani e Madhe dhe Kinë, refuzuan vendosjen e hapave obligues për çarmatimin e plotë bërthamor të arsenaleve të tyre të armatimit, siç është premtuar prej tyre në marrëveshjen për ndalimin e armëve bërthamore.
Të gjitha formulimet përkatëse në projektin fillestar të dokumentit përfundimtar të konferencës, i cili u prezantua javën e kaluar nga presidenti i konferencës, filipinasi Libron Cabactulan, nën trysninë e Washingtonit, Moskës, Londrës, Parisit dhe Pekinit u hoqën përsëri në ditët e fundit të negociatave.
Kështu edhe obligimi për të hequr dorë nga modernizimi i mëtejshëm dhe zhvillimi i armëve të reja bërthamore si dhe për të mos prodhuar më material ndarës për qëllime ushtarake. U refuzua edhe kërkesa qendrore e përbashkët e shteteve pa arsenal bërthamor, për negociata mbi një konventë për ndalimin mbarëbotëror të armëve bërthamore.