E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dënohet Beckhami

David Beckham është dënuar për një ndeshje dhe gjobitur pas “konfrontimit dhe sjelljes provokuese” gjatë humbjes 4-3 të Los Angeles Galaxy nga San Jose.

Ish kapiteni i Anglisë ishte i përfshirë në një kacafytje në fushë gjatë duelit të ligës MLS të shtunën. Ai e goditi topin në drejtim të kundërshtarit Sam Cronin derisa ai ishte i shtrirë në fushë e më pas vazhdoi grindjen edhe pas takimit.

“Komiteti shqyrtoi sjelljen e papranueshme të Beckhamit dhe vendosi ta suspendojë atë për një ndeshje dhe gjobit atë me një shumë parash”, thuhej në komunikatën e MLS.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›