Walcott si Van Persie ?

Theo Walcott mund të përcjell Robin van Persien drejt largimit nga Arsenali pas spekulimeve se është i pakënaqur me vendimin e kapitenit për mos vazhdimin e kontratës me gjigantin londinez.
Walcott, 23 vjeç është në pozitë të njëjtë me holandezin – kontrata i skadon në fund të sezonit – dhe sipas medieve angleze është duke shqyrtuar opsionet pas interesimit nga Chelsea, Juventus dhe Paris Saint-Germain.
Reprezentuesi anglez ka kaluar disa vite të vështira në Emirates ku shpeshherë ka qenë i kritikuar për paraqitjet e tij dhe mungoi në periudha të gjata për shkak të lëndimeve të shpeshta.