E Shtunë, 31 Tetor 2026

Albiol: Casillas e meriton Topin e Artë

Mbrojtësi i Real Madridit dhe Spanjës, Raul Albiol ka përkrahur bashkëlojtarin e tij Iker Casillas të fitojë Topin e Artë pas paraqitjeve të shkëlqyeshme për ekipin dhe Kombëtaren.

Albiol mendon se Casillas e meriton çmimin pas sezonit të suksesshëm gjatë së cilit ndihmoi Realin të fitojë La Ligan kurse me Spanjën triumfoi në Euro 2012.

“Do t’ia jepja Casillasit. Ai pati një sezon të mrekullueshëm. Është portieri më i mirë në botë kurse së bashku me të Topin e Artë e meriton edhe Andres Iniesta”, deklaroi Albiol për të përditshmen sportive spanjolle AS.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›