Denohet Efraim Diveroli denoncoi lidhjet e djalit te kryeministrit
Efraim Diveroli trafikanti amerikan i armeve kompania e te cilit arriti disa vjet me pare te siguronte nje kontrate 300 milione dollareshe me Departamentin amerikan te Mbrojtjes u denua me 4 vjet burgim.
Ai u denua per shitjen e miliona municioneve kineze te ndaluara Pentagonit per tu perdorur nga forcat afgane. Vendimin e denimit e mori dje nje gjykate ne Florida.
Tani 25-vjecar Efraim Diveroli e pati pranuar qe ne vitin 2009 fajesine pas akuzes per komplot per mashtrim. Ne nje marreveshje me organet e drejtesise Diveroli pranoi se ne vitin 2007 pati planifikuar bashke me punonjesit e kompanise me baze ne Miami AEY per ti shitur ushtrise amerikane municione te ndaluara kineze me vleren e 10 3 milione dollareve te cilat ata u perpoqen ti paraqisnin sikur te ishin prodhuar ne Shqiperi.
Ky veprim shkeli embargon e vendosur ne vitin 1989 nga Kongresi amerikan ndaj armeve te prodhuara ne Kine pas masakres ndaj studenteve kineze ne sheshin Tienanmen te Pekinit.
Diveroli wshtw njwherazi njeriu qe denoncoi lidhjet e Shkwlzen Berishws djalit tw kryeministrit shqiptar Sali Berisha me trafikun e armeve
Kjo ka shkuar lart e lart tek Kryeministri dhe i biri. Une nuk mund ta luftoj dot kete mafie. shte shume e madhe. Ata kafshe kane dale jashte kontrollit. Keshtu do te shprehej Efraim Diveroli ne nje bisede me Kosta Trebicken. I riu amerikan eshte denuar me kater vite burg nga nje gjykate amerikane per shkak se ka mashtruar duke shitur municione kineze per forcat afgane.
Por si eshte historia e tij dhe perse ujqerit shqiptare e sulmuan ate Te gjithe kemi degjuar disa here kryeministrin te shprehet se eshte te ndihmoje Afganistan me municionet qe kane mbetur stoqe ne Shqiperi. Madje se fundmi pati nje vendim qeverie per nje bujari shqiptare ndaj Afganistanit.
Por pertej oqeanit nje i ri kishte fituar nje kontrate prej 300 milion dollaresh per te furnizuar forcat afgane me municion. Kerkesa te mos ishte armatim i vjeter dhe kinez.
Por per te fituar sa me shume Diveroli zgjedh te marre pikerisht armatim te vjeter e kinez mu ne Shqiperi. I duhej vetem ta ripaketonte qe te dukej sikur ishte armatim shqiptar. Diveroli kontrakton nje kompani shqiptare Kosta Trebicken per te bere ripaketimin. Por era qe leshonte kjo shume e madhe parash terbon zyrtaret e sekseret shqiptare. Po hapej nje kanal i madh trafiku e perfitimi. Qellimi ishte qe te vihej nen kontroll Diveroli. Ketij i kerkohet qe te marre municionet permes nje kompanie seksere qe ia dyfishonte cmimet. Pa levizur nga vendi ajo fitonte miliona dollare. Me pas kerkohet qe te shmanget edhe Kosta Trebicka nga biznesi i paketimit. I shqetesuar Diveroli e kupton se po luan me zjarrin.
Ndaj thote se kane dale jashte kontrollit me ne krye birin e kryeministrit. E gjithe marrezia e ka nje kulm ai eshte shperthimi ne Gerdec. Etja per para eshte e frikshme. Ndersa Diveroli eshte denuar ne SHBA ne Shqiperi hetimet per kete ceshtje kane vdekur. Ne gjykate po hetohet per shperthimin e Gerdecit qe me se shumti vertitet rreth aksidentit gjate saldimit te nje karroce. I gjithe ai kanal trafiku eshte lene jashte hetimit.
Si e pershkroi Associated Press denimin e tregtarit te ri te armeve
Nga Curt Anderson
The Associated Press
Nje tregtar armesh riosh kompania e te cilit mburrej dikur se kishte fituar nje kontrate per municione prej 300 milione dollaresh me Pentagonin eshte denuar te henen me kater vite ne nje burg federal per shkak se tentuar te dergoje miliona fisheke te ndaluar kineze per forcat afgane qe luftojne perkrah trupave amerikane.
Gjykatesja e rrethit gjyqesor Joan Lenard dha sentencen per 25 vjecarin Efraim Diveroli i cili mund te denohej edhe me pese vite burg pas deklarimit fajtor per akuzen e mashtrimit. Tre drejtues te tjere te kompanise AEY te Diverolit jane ne pritje te vendimit.
Gjykatesja Lenard e vleresoi Diverolin qe kishte pranuar pergjegjesine per krimin e kryer por tha se ai meritonte nje mase serioze ne burg per shkak se skema e tij mund te kishte demtuar personelin ushtarak amerikan dhe aleatet e tyre afgane. Shumica e municionit ishte disa dekada i vjeter dhe mund te ishte joefektiv.
Te marresh pjese ne kete mashtrim kur njerezit po vendosin jeten e tyre ne rrezik kjo e ben kete gje te trishte. Kjo behet per para tha gjykatesja Lenard ne sallen e tejmbushur me anetare te familjes se Diverolit dhe mbeshtetes te komunitetit te vogel e te lidhur ngushte te hebrenjve ne Miami Beach. Ne salle ishte edhe dy rabine. Zoti Diveroli mund te kete qene i zgjuar por jo i mencur tha Lenard.
Kurse vetw Diveroli tha se pasuria e papritur qe kontrata i dha atij ne nje moshe ekstremisht te re dhe ne kohera te mira rezultoi te ishte e rreme. Ne asnje menyre nuk mund te jete e vlefshme pas vuajtjeve qe kam kaluar une dhe familja ime si pasoje e veprimeve te mia tha ai.
Lenard vendosi gjithashtu edhe nje gjobe prej 250 mije dollaresh dhe urdheroi Diverolin dhe bashke te pandehurit qe te paguajne me shume se 149 mije dollare si demshperblim ndaj qeverise.
Kontrata e Pentagonit me kompanine AEY e lidhur ne vitin 2007 ndalon ne menyre specifike municionet nga Kina komuniste. Por sipas dokumenteve te gjykates Diveroli e te tjeret vetem sa i ripaketonin municionet- shumica fisheke 7.62 mm qe perdoren per armet e sulmit si AK 47- duke i bere qe te dukeshin sikur ishin prodhuar ne Shqiperi.
Mes qershorit dhe tetorit 2007 dokumentet e gjykates tregojne se rreth 90 milione fisheke jane derguar ne Afganistan ne 35 dergesa te ndryshme. Per keto dergesa kompania AEY i ka marre Pentagonit ne forme pagese 10.3 milion dollare.
Departamenti i Mbrojtjes i dha fund kontrates ne maj te vitit 2008 nderkohe qe Diveroli e te tjeret ishin nen hetim federal- duke lidhur nje kontrate te re me nje firme tjeter- kontrate qe u ka kushtuar taksapaguesve rreth 40 mije dollare. Ne kembim te pranimit te fajesise nga ana e Diverolit per akuzen per konspiracion prokuroret i hoqen atij 84 akuza.
Por problemet ligjore nuk kane mbaruar akoma per Diverolin. Ndersa po pret vendimin per ceshtjen ne Miami Diveroli u arrestua ne gusht ne zonen e Orlandes nga Zyra per Alkoolin Duhanin Armet e Zjarrit dhe eksplozivet per shkak se ishte nje ish- i denuar qe mbante arme. Prokuroret thone se ne kete rast Diveroli po tentonte te lidhte nje tjeter marreveshje te madhe per furnizim me municione pavaresisht se nuk kishte nje licence e se ishte denuar ne Miami.
Pas deklarimit fajtor per kete ceshtje Diveroli u urdherua qe te dorezonte armet e tij dy pistoleta dhe dy arme gjysme-automatike sipas dokumenteve te gjykates.
Ne nje telefonate te regjistruar ne menyre sekrete nga agjentet Diveroli i thoshte nje agjenti te infiltruar qe sillej si nje bleres potencial armesh se ai synon te rikthehet serish ne ate aktivitet pavaresisht problemeve ligjore. Nese ke qene njehere tregtar armesh serish do jesh i tille citohet te kete thene Diveroli.
Sentenca per rastin e Orlandos pritet te jepet me 25 janar. Diveroli mund te marre edhe dhjete vite shtese ne burg por ndoshta do ti japin mw pak.