E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ylli Manjani: “Edi Rama e ka përçarë Partinë Socialiste”

05-01-2011 / Gazeta 55

I larguar nga Partia Socialiste për t’iu bashkuar Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ylli Manjani, ka shpjeguar edhe arsyet e shkëputjes së tij nga partia ku ai shërbeu për afro 10 vjet.
“Më largoi Rama në asamblenë që gjasme ishte për bashkim”, u shpreh Manjani dje për mediat.
Manjani, një prej juristëve më të njohur të Partisë Socialiste, e akuzon shefin e selisë rozë për përçarje të së majtës. Për këtë arsye, ai thotë se mjaft figura të tjera të Partisë Socialiste mendojnë largimin nga radhët e saj. Për Manjanin Lëvizja Socialiste për Integrim është shumë më pranë interesave të elektoratit të majtë se Partia Socialiste.
Si pjesë e Lëvizjes Socialiste për Integrim Manjani shprehet se do të jetë aktiv në jetën politike duke u bërë pjese e projektit integrues dhe reformës në drejtësi.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›