E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komenti/I gjithë faji është i Mark Zuckerberg-ut

05-01-2011 / Nga Lavdrim Lita

Shqipëria digjitale nuk është vetëm një slogan por është agjenda “Work In Progress” e Kryeministrit të vendit, Z. Sali Berisha. Sot, fëmijët tuaj, fëmijët shqiptarë, kudo që ndodhen, në zonat më të thella, ulen para kompjuterit dhe lundrojnë në internet. Qeveria vazhdon agjendën e saj.
Mirëpo në cilat faqe apo sajte internet lundrojnë më shumë qytetarët shqiptarët? Pa dyshim një nga faqet më të klikuara dhe të lundruar në Shqipëri, si kudo nëpër botë janë rrjetet sociale. Afërmendsh kohët e fundit ka dalë në kinemanë botërore filmi “The social network”, Rrjetin social i quajtur “Facebook” i regjisori të njohur David Fincher, (i njëjti regjisor i filmave Seven dhe Fight Club) që rrëfen gjenezën e këtij pazari gjigant me 500 milion matrapazë të unit të krijuar nga qytetari gjeni amerikan Mark Zuckerberg. Me profesion: student. Ky sajt social në më pak se 6 vjet ka pushtuar imazhin e rinisë planetare për faktin se është kthyer në një Pushtet të Katërt. Dhe është një shembull i përsëritur i konceptit kapitalist self made man, një “produkti tipik i kohës së re” ose në mënyrë më prozaike një son-of-a-bitch, të një biri kurve që arrin të çajë me forcat e veta dhe se çan kokën shumë për miqtë dhe armiqtë.
Kështu që qytetari Mark Zuckerberg është bilioneri më i ri i stallës botërore që në vend të fijeve të kashtës ka mullarin e dollarëve. Historia është për ta përkufizuar kështu.  Nis për shkak të një femre që e lë Markun për arsyen et thjeshtë se ai është një shkërdhatë, dhe jo pse ai është një nerv, i lodhur. I prekuri në sedër nga lënia e vajzës hakmerret duke ndërtuar, në të njëjtën natë të dështimit sentimental e social, një sajt që mbledh të gjitha fotot e studentëve të albumit të universitetit amerikan Harward, ku njerëzit mund të zgjedhin nëse i pëlqen një voto më shumë se një tjetër. Nga këtu transformohet në një dërrasë të zezë ku çdo njeri mund të shkruajë një koment për personin apo profesionin. S’ka rëndësi çfarë shkruani sepse më rëndësi ka që ju shkruani aty. Me një llaf një libër që mbledh fytyra e anash mund të shkruash mendimet e tua për këtë person pa qenë i sinqertë gjithherë, përndryshe Facebooks, e cila falë një algoritmi gjenial të krijuar nga shoku i dhomës arrin të maksimizojë dëshirat për protagonizëm dhe ekzibicionizëm social të kësaj kohe që po jetojmë falë globalizimit të komunikimit.
Sidoqoftë suksesi i rrjetit social Facebook varet kryesisht, pa gjykuar, nga shtysa e moderne për të qenë prezentë, të një iluzioni ekskluziviteti, të një narcizizmi përndjekës, nga varësia e thashethemeve dhe sidomos nga dëshira për të ndërtuar një vetë-prezantim të rrejshëm që është  një instrument kontrolli. Pa dyshim kjo është objektivi që synon ky rrjet social duke i amplifikuar unin.
Rrjeti social Facebook është një iluzion I madh që po ndryshon mënyrën tonë e të komunikuarit, të avitjes dhe sjelljes ndaj të tjerëve me premtimin e ekskluzivitetit, të popullaritetit për të qenë të pashën dhe prezentë. Në këmbim të këtyre dëshirave ne po shesim – ose e kemi bërë – kohën tonë të lirë, po shesim inteligjencën potenciale dhe lidhjet që mund të lindin. Pa dyshim interneti është një mjet i pandalshëm komunikimi dhe një bregdetet njohjesh të reja, por para së gjithash duhet të jetë dhe një instrument i mendimit ndryshe, kritik ndaj pozicioneve retrograde dhe një vend riorganizimi. Kurse rrjeti social facebook po shfuqizon këto aftësi, duke u bërë anti-trup dhe e kundërta e internetit.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›