E Diel, 1 Nëntor 2026

“Kanë shkelur kushtet, mund t’u rikthejmë vizat”

05-01-2011 / Gazeta 55

Gjermania kërcënon Maqedoninë dhe Serbinë

Prej vendosjes së regjimit të udhëtimit pa viza për shtetasit e Serbisë dhe të Maqedonisë, në Gjermani janë regjistruar disa mijëra kërkesa për azil të qytetarëve nga këto dy vende, shkruan e përditshmja sllovene “Dello”.
“Në 11 muajt e parë të vitit 2010, në Gjermani kanë kërkuar azil 4218 shtetas të Serbisë dhe 2319 shtetas të Maqedonisë”, shkruan gazeta në një raport nga Berlini, duke shtuar se numri i “kërkesave të këtilla para një viti ishte vetëm 581 përkatësisht 109”. “Azilkërkuesit pothuajse pa përjashtim nuk i plotësojnë kushtet për azil, sepse nuk janë të ndjekur politikisht, etnikisht ose nga aspekti i fesë”, shkruan gazeta.
Më tutje, e përditshmja lubjanase “Dello” shkruan se shumë prej azilkërkuesve “në vendet e tyre janë cak i mashtruesve, të cilët për para premtojnë jetë më të mirë në Gjermani, punë ose së paku azil të përshtatshëm”.
Sipas gazetës, ministri i Brendshëm i Bavarisë, Joakim Herman, duke i përmendur këta shembuj të “keqpërdorimit të institucionit të azilit” është kërcënuar me “rivënien e regjimit të vizave, nëse kjo sjellje nuk përfundon”.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›