Wollfarth: Palët të bashkëpunojnë në Kuvend

Ambasadori i OSBE-së Eugen Wollfarth i ka kërkuar forcave politike të bashkëpunojnë për zgjidhjen e ngërçit politik në Shqipëri.
I pyetur nga mediat për ngërçip politik, Wollfarth theksoi se duhet një frymë bashkëpunimi dhe kompromisi mes palëve politike në Kuvend.
“Duhet frymë bashkëpunimi dhe kompromisi mes palëve dhe Kuvendi është vendi i duhur ku mazhoranca dhe opozita takohen për të marrë vendimet e duhura” theksoi Wollfarth duke theksuar se shpreson se do të ketë mirëkuptim mes dy palëve duke marrë parasysh dhe infrastrukturën e re të Kuvendit.
Ndërkohë i pyetur për zgjedhjet e 8 majit, ambasadori Wollfarth kërkoi pjesëmarrjen e të gjitha forcave politike duke theksuar se vetëm në këtë mënyrë mund të ketë zgjedhje transparente.
“Urimi im për Vitin e Ri është që të ketë një kontribut nga të gjitha palët qoftë edhe nga qytetarët që janë votuaes” përfundoi Wollfarth.
Këto komente ambasadori i OSBE-së Wollfarth i bëri gjatë inagurimit të bibliotekës së re të Kuvendit.