E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dënohet me 3 vjet burg ish-kreu i Burgut të Rrogozhinës

Vendimi i marrë mesditën e të enjtes nga trupi gjykues, i kryesuar nga Pajtime Fetahu, vendosi dënimi me 3 vjet burg e 7 milionë lekë gjobë për Pajtim Murja, ndërsa për sekserët e tij, Denis Tosku, specialist edukimi  vendosi dënimin e tij me 2 vjet burg dhe 7 milionë lekë gjobë, për Fatos Gosën  2 vjet e 6 muaj burg dhe 7 milion lekë gjobë, për Naim Maçin 1 vit burg e 4 milionë lekë, ndërkohë që Ismail Cunami u shpall i pafajshëm.  Për ish-drejtorin e burgut, Pajtim Murja, Prokuroria kërkoi që ai të  dënohej me 5 vjet burg e 10 milion lekë gjobë, ndërsa për sekserët dënime më të lehta.  

Ish- drejtori i burgut të Rrogozhinës u arrestua verën e kaluar, nga njësia Antikorrupsion, në Prokurorinë e Durrësit.  Arrestimi i tij dhe i disa shtetasve të tjerë, u bë pasi Prokuroria e Durrësit kishte siguruar prova bindëse ku, Murja shfaqej duke u kërkuar nga 500 euro, në këmbim të dhënies pesë ditë leje shtetasve që vuanin dënimin në burgun e Rrogozhinës.  

Gjykata e Durrësit, pasi të akuzuarit u arrestuan në muajin gusht të një viti më parë, caktoi masë sigurimi "arrest shtëpie” për të akuzuarit, dhe pas përfundimit të hetimeve, shtetasit e sipërpëmendur do të kryejnë dënimin në burgun e Sigurisë së Lartë të Peqinit. Shtetasit e sipërpërmendur, akuzohen  për "korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike", dhe "shpërdorimi i detyrës, i kryer  në bashkëpunim"./Start/

                                                                                             2012-05-10 17:02
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›