E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pesë deputetët që kanë diplomë “Kristali”



Lista e deputeteve
Skënder Hasa
Bedri Hoxha
Ndue Paluca
Rrahim Çota
Artan Gaçi

Deputeti Hasa, pasi ishte diplomuar në Fakultetin Ushtarak, ka marrë në vitin 2005-2007 diplomën e juristit në universitetin Kristal.

Deputeti Hoxha, pasi ishte diplomuar për mësuesi, ka marrë në vitin 2009 diplomën e juristit në universitetin Kristal.

Deputeti Paluca, pasi ishte diplomuar ne Universitetin Bujqësor në Kamzë, në vitin 2005-2008 ka marrë diplomën e juristit në universitetin Kristal.

Deputeti Çota, pasi ka qenë diplomuar në universitetin Bujqësor në Kamzë, në vitin 2006 ka marrë diplomën e juristit në universitetin Kristal.

Deputeti Gaçi- zgjedhur deputet në vitin 2009, pasi ka qenë diplomuar në Institutin e Lartë të Arteve, ka marrë më pas diplomën e juristit në universitetin Kristal.(Në cv-në e deputetit Gaci nuk shënohet se kur e ka nisur dhe kur e ka filluar shkollën).

Gazeta “Idea” raporton se nga këta deputetë, tre e kanë marrë diplomën e juristit para se të marrin mandatin e deputetit, ndërsa deputeti Bedri Hoxha pasi është zgjedhur deputet.

Hoxha ka deklaruar vetëm kohën e diplomimit, Korrik 2009, dhe nuk ka shënuar se kur e ka filluar. Ndërkohë që deputeti Artan Gaci nuk e ka deklaruar në cv-në e tij në faqen zyrtare të parlamentin se kur e ka filluar dhe kur e ka përfunduar fakultetin./Start/

                                                                                             2012-05-10 18:11
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›