E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA e BE mirëpresin ligjin për hetimin e organeve

Ligji u miratua me konsensus në Parlament gjatë seancës së sotme. Gjithashtu, miratimi i ligjit është përshëndetur edhe Task Forca e Posaçme e Hetimit e Bashkimit Evropian (SIFT).

“Miratimi i këtij ligji është një hap i rëndësishëm përpara pasi forcon më tej aftësinë e SIFT-it për të kryer një hetim penal të plotë, të drejtë dhe të pavarur lidhur me akuzat për krime lufte dhe për krim të organizuar që përmbahen në raportin e Këshillit të Evropës (KiE) të janarit 2011. Ligji, i cili reflekton ligje të mëparshme rajonale mbi bashkëpunimin me Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY), tregon qartazi se SIFT-i mund të arrijë bashkëpunimin për hetim nga shtetet përkatëse.

"Dua të shpreh vlerësimin tim ndaj Kryeministrit Berisha dhe qeverisë së tij për propozimin e një ligji mbi bashkëpunimin me SIFT-in dhe për mundësimin e miratimit të tij nga Parlamenti. Njëkohësisht, dëshiroj të përgëzoj të gjitha partitë politike të cilat ofruan mbështetjen e tyre ndaj këtij ligji. Mbështetja e gjerë politike ndaj kësaj nisme është një shprehje e fortë e angazhimit të Shqipërisë ndaj çështjes së përgjegjshmërisë dhe zbatimit të ligjit", tha kryeprokurori Clint Williamson. /Start/

                                                                                             2012-05-10 16:50
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›