Korce/ "Pranvera" prangos trafikantin e katert
Ne vijim te operacionit policor te koduar "Pranvera", ka rene dje ne pranga edhe nje person i katert, i dyshuar per trafik klandestinesh. Burime zyrtare te Policise se Korces bene te ditur se eshte vendosur ne pranga 45-vjecari Ferdi Toto. Arrestimi eshte kryer pasi, sipas policise, ne bashkepunim me dy personat e arrestuar nje dite me pare, kundrejt vleres prej 6 mije eurosh, kalonin ilegalisht ne kembe, klandestine per ne Greqi. Nga hetimet paraprake rezulton se Toto, bente grumbullimin e klandestineve, kryesisht nga rrethi i Lushnjes dhe Fierit dhe ne bashkepunim me Ylli Pallen dhe Florian Martaneshin, kryenin trafikun e klandestineve.
D.Z.
D.Z.