Dënohet me 6 vjet burg ish-polici për masakrën e Srebrenicës
SARAJEVË- Gjykata boshnjake për krimet e luftës dënoi dje një ish-polic serb me gjashtë vjet burg për krime të kryera kundër njerëzimit në masakrën e Srebrenicës ku u vranë rreth 8 000 myslimanë. “Vaso Todoroviç, 40 vjeç, u shpall fajtor për bashkëpunim dhe nxitje të ekzekutimit të meshkujve myslimanëve boshnjakë dhe spastrimit etnik të civilëve boshnjakë nga zona e mbrojtur prej OKB-së në Srebrenicë”, deklaroi kryetar i gjykatës, Senadin Bektasheviç.
Todoroviç u akuzua më parë për gjenocid, por padia fillestare u rrëzua përmes kërkesës për një marrëveshje.
"Fakti që Todoroviç shprehu keqardhje të thellë dhe pendesë për veprimet e tij si dhe gatshmërinë për të dëshmuar në çështje të tilla u panë si një faktor lehtësues gjatë verdiktit përfundimtar", u shpreh Bektasheviç.
(d.b/BalkanWeb)