E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, SHBA dhe BE së bashku në misionin e EULEX

Firmoset në Bruksel marrëveshja mes SHBA dhe BE për pjesëmarrje të përbashkët në misionin EULEX. Tani misioni EULEX nuk do të jetë thjesht evropian, por shumëkombëshe. EULEX do ndihmojë Kosovën në fushën e legjislacionit dhe drejtësisë. Kështu në bazë të marrëveshjes të nënshkruar në Bruksel, Uashingtoni do të dërgojë 88 policë, gjykatës dhe prokurorë në misonin e EULEX-it në Kosovë. 

BRUKSEL - SHBA dhe BE firmosën marrëveshjen për të marrë pjesë bashkë në misionin EULEX. Ky hap ka shënuar dhe një ngrohje të marrdhënieve mes SHBA dhe Europës. Në bazë të marrëveshjes të nënshkruar në Bruksel, Uashingtoni do të dërgojë 88 policë, gjykatës dhe prokurorë në misonin e EULEX-it në Kosovë.
Për SHBA marrëveshja u firmos nga ndihmës/Sekretari Amerikan i Shtetit, Daniel Frid, i cili tha me këtë rast se dislokimi i EULEX-it në gjithë Kosovën do të jetë një element kritik për pavarësinë e mbikqyrur të shtetit dhe do t’u shërbejë të gjithë qytetarëve të saj, stabilitetit të Kosovës dhe gjithë rajonit.
Frid kujtoi se 51 vende e kanë njohur deri tani pavarësinë e Kosovës, përfshirë tre të katërtat e vendeve të Bashkimit Evropian dhe NATO-s, të shtatë vendet më të industrializuara, që përbëjnë 25 për qind të vendeve anëtare të Kombeve të Bashkura. Kjo përbën një angazhim të përbashkët ndërkombëtar për stabilitetin në Kosovë dhe në Ballkan, tha zoti Frid. Ai shtoi se SHBA mbështet edhe të ardhmen evropiane të Serbisë. “Ne kemi mosmarrëveshje me Serbinë për Kosovën, por ne jemi dakord se Serbia meriton një të ardhme evropiane” tha Frid. Me këtë marrëveshje SHBA kërkoi si favor që masat disiplinore për forcat e veta të mbeten në juridiksionin e saj dhe jo të kreut të EULEX.
EULEX do ketë në përbërje të saj edhe turq, zviceranë, kroatë dhe norvegjezë.
(a.s/News24/Balkanweb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›