Masakra e Srebrenicës, 6 vjet burg ish policit serb të Bosnjes
SARAJEVE- Një ish-polic serb i Bosnjes është dënuar me 6 vjet burg për masakrën e Srebrenicës ku u vranë rreth 8 000 myslimanë. Vendimi u dha dje nga Gjykata e Bosnjës për krimet e luftës. Vaso Todoroviç, 40 vjeç, u shpall fajtor për bashkëpunim dhe nxitje të ekzekutimit të myslimanëve boshnjakë dhe spastrimit etnik të civilëve boshnjakë nga zona e mbrojtur prej OKB-së në Srebrenicë, deklaroi kryetar i gjykatës, Senadin Bektasheviç.
Todoroviç u akuzua më parë për gjenocid, por padia fillestare u rrëzua përmes kërkesës për një marrëveshje.
Sipas kryetarit të gjykatës Bektashevi "Fakti që Todoroviç shprehu keqardhje të thellë dhe pendesë për veprimet e tij si dhe gatshmërinë për të dëshmuar në çështje të tilla u panë si një faktor lehtësues gjatë vendimit përfundimtar".
(s.g/BalkanWeb)