Nëna gjen foshnjën gjallë në morg pas 12 orësh të deklaruar pa jetë

Analia Bouter
Një bebe e sapolindur u gjet e gjallë në morgun e një spitali 12 orë pasi mjekët e kishin deklaruar pa jetë. Foshnja, vajzë, u gjet nga nëna e saj Analia Bouter, e cila pati lindje të parakohshme, 26-javëshe, në spitalin Resistencia, Argjentinë. Por pasi mjekët i kishin thënë se foshnja kishte lindur pa shenja jete, prindërit e tronditur ishin kthyer në shtëpi me një certifikatë vdekjeje. Dymbëdhjetë orë më pas, Bouter dhe bashkëshorti i saj kishin vendosur të shkonin të spital për të parë trupin e bebes që po mbahej në një nga sirtarët karakteristikë të morgut. Ajo tha për gazetën argjentinase, Clarin se Atë natë ne shkuam në morg. Donim ta nxirrnim në fotografi vajzën tonë. Por kur një punonjës hapi sirtarin e morgut, ajo qau, ishte gjallë. Gruaja tregon se kishte rënë në gjunjë nga tronditja kur kishte parë vogëlushen që mundohej. Fëmija im lindi në 10:24 të mëngjesit, u dërgua në morg në 11:05 dhe ka kaluar 12 orë në të ftohtin e morgut. E pashë me sytë e mi akullin në trupin e saj, tha Bouter e tmerruar. Ata ia vendosën emrin vajzës Luciana Abigail, dhe do ta pagëzojnë me emrin Luz Milagros, që do të thotë Mrekullitë e dritës.