E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shëtitje me luanin, të kapur prej bishti

Nëse besoni se të nxirrni shëtitje kafshët tuaja shtëpiake është emocionuese, duhet të provoni eksperiencën e kësaj shëtitjeje të pazakontë me luan, vetëm se për ta bërë këtë duhet udhëtuar për në Afrikën e Jugut. Këta tre luanë të rrallë të bardhë janë të veçantë. Janë më pak se 100 të mbijetuar të kësaj specieje miqësore. Që nga lindja ata janë rritur në praninë e njerëzve. Petite Joane, 30 vjeç, që tani jeton në Polokuane, provinca e Limpopos, Afrika e Jugut, ishte një prej personave që shëtiti me luanët. Ne të gjithë u zgjuam herët në mëngjes, kisha shumë frikë, por isha e emocionuar. Ne ecëm ngadalë drejt tyre dhe u afruam te shkurret. Po më pushonte zemra, shikoja vetëm nga e kishin të drejtuar gojën. Por pastaj u mësova, tha ajo për Daily Mail. Mashkulli quhet Mohlatsi, që do të thotë Me fat, ndërsa femrat e tij janë quajtur Jay-Lo dhe Shakira. Të tre jetojnë në Protea Hotel Ranch Resort.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›