E Shtunë, 31 Tetor 2026

Geminoidi F, roboti më human që flet e këndon

Duket aq shumë si njeri, sa në panairin ku u paraqit askush nuk po e besonte se në fakt krijesa që këndonte para tyre, apo qeshte dhe fliste, ishte një robot. Krijesa që mund të përdorë 65 shprehje fytyre, ka mahnitur njerëzit në Kinë. Geminoidi F mund të prodhojë buzëqeshje, madje edhe shprehje enigmatike, duke përdorur aktuatorë (imitim muskujsh) mekanikë nën lëkurën e saj prej gome. Krijuesi i saj tha se qëllimi ishte të krijonin një robot që mund të mashtronte njerëzit duke u dukur si një prej tyre. Geminoidi F u krijua nga Hiroshi Ishiguro, një dizajnues i njohur robotësh në universitetin Osaka në Japoninë e jugut. Androidët e tij kanë një kosto prej 1.2 milionë dollarësh. Por Geminoidi F kushton vetëm 110.000 dollarë. Ajo mund të buzëqeshë, të rrudhë vetullat dhe të lëvizë gojën, edhe pse në përgjithësi duket e gëzuar. Ajo mund të flasë dhe këndojë, duke përçuar zërin e njerëzve të tjerë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›