E Diel, 1 Nëntor 2026

Dënohet me burgim të përjeshtshëm shqiptari që terrorizoi britaninë

Jonathan Limani

Një shqiptar është dënuar me burgim të përjashtëm pasi u shpall fajtori për  një krimi të tmerrshëm që tronditi mbarë shoqërinë britanike. Jonatan Limani i preu kokën me thikën e djathit mënaxherit të restorantit ku shqiptari punonte si kamerier. Ngjarja ndodhi në gushtin e vitit 2010.

Limani përshkruhet si persona me rrezikshmëri të lartë dhe se po hetoje për vrasje në kohën që është lejuar të jetojë në Angli. 34-vjeçari kishte ardhur nga Suedia në Angli pasi kishte aplikuar për punë si kamerier në hotelin me katër yje në Oxfordshire.

Limani i cili punojë në këtë hotel vetëm për dyjave, vrau shefin e tij pasi sipas tij kishte dëgjuar zërin e Zotit që i kërkonte një gjë të tillë.

Psikiatristi Michael Alcock i tha gjykatës se Limani besonte, se kishte një konspiracion për djallin dhe se besonte që Varina ishte i përfshirë në këtë konspiracion. Ai po dëgjonte zë nga Zoti që të parandalonte që ky konspiracion të ndodhte.

Chris Varian, 32, kishte marrë një pushim të shkurtër për të tymosur një cigare dhe në këtë kohë shqiptari e kishte ndjekur me thikë në dorë.

Prokurori tha se kamerieri i kuzhinës e kishte parë Limanin me kokën e Varianit të shkëputur nga trupi, të cilën e mbante në dorë.

Chris Varian

Limani kishte bërë një vit burg në Zvicër për trafikim të heroinës dhe ishte nën hetim për vrasje në Suedi.

Para se të dërgohet në burg, Limani do ti nënshtrohet një trajtimi psikiatrik deri sa të bëhet i aftë për të kryer dënimin. /F.Stafa/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›