Në futboll ende ekziston shpirti i lojës së ndershme (VIDEO)
http://www.youtube.com/watch?v=6u8yScQtk-0
Kupa e Italisë për Diletantët mund të mos jetë kompeteticioni më tërheqës në Europë por ndeshja mes Torres dhe Unione Sportiva Termoli ka dhënë një shembull klasik për të gjithë botën e futbollit.
Në kohën kur Termoli po udhëhiqte ndeshjen e kthimit 1-0 dhe me rezultat të përgjithshëm 3-2, në minutën e fundit të takimit u akordua një 11-metërsh të dyshimtë.
Vittorio Esposito bëri një veprim fair play, pasi nuk tentojë ta dërgonte topin në rrjetë por e shkelmoi disa metra mbi traun e portës. Ishte vetë Esposito që kishte marrë penalltinë në mënyrë të dyshimtë pasi kundërshtari nuk e kishte prekur fare atë. Gjesti tregon se jo futbolli nuk është totalisht mercenar por akoma ekziston edhe shpirti i lojës së ndershme. /F.S/