E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama: SHBA do dialog me popullin iranian

Barak Obama

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama ka thënë se vendi i tij kërkon dialog me popullin iranian, ndërsa i ka bërë thirrje Teheranit të ndalojë bllokimin e qasjes së qytetarëve të tij në informata.

Në video-adresimin e tij tradicional me rastin e Vitit të Ri persian, Obama ka thënë se kjo festë vjen në kohën e tensioneve të vazhdueshme midis dy vendeve, por, sipas tij, nuk ka arsye për Shtetet e Bashkuara dhe Iranin për tu ndarë nga njëri-tjetri.

Obama ka kritikuar atë që ka quajtur perde elektronike, të cilën, siç ka thënë, Teherani e ka krijuar për të ndaluar e rrjedhjen e lirë të informacioneve dhe ideve në vend.

SHBA, së bashku me fuqitë tjera të Perëndimit, i kanë vënë sanksione Iranit, për shkak të aktivitetit të tij bërthamor.

Ato druajnë se Teherani ka për synim krijimin e armës atomike akuza që hidhen poshtë nga Republika Islamike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›