Kandidatet republikane perballje televizive
Katër kandidatët për emërimin e Partisë Republikane u përballën me njeri tjetrit për herë të parë që nga muaji janar në një debat, të transmetuar drejtpërdrejt nga televizioni në gjithë vendin.
Debati në Arizona u zhvillua në një fazë të rëndësishme të emërimit të kandidatit, kur ish senatori i Pensilvanisë, Rik Santorum, dhe ish guvernatori i shtetit Mesaçusets, Mit Romni, janë në një garë të ngushtë për vendin e parë.
Të dy kandidatët kryesorë u përplasën me njeri tjetrin lidhur me veprimet e tyre për shpenzimet qeveritare. Romni tha se Santorum kishte votuar pesë herë për ngritjet e nivelit të borxhit amerikan, çështje të cilën e ka përsëritur vazhdimisht gjatë fushatës.
Santorum u përgjegj se Romni kishte mbështetur ngritjen e nivelit të borxhit verën e kaluar dhe ishte në favor të ngritjes së taksave me të ardhurat më të larta të popullatës në Shtetet e Bashkuara, gjë që Romni i mohoi.
Kongresisti nga Teksasi, Ron Pol iu bashkua sulmit, duke thënë se Santorum ishte një konservator “fals”, i cili thotë një gjë gjatë fushatës dhe praktikon diçka tjetër pasi zgjidhet, madje më vonë zotohet të anulojë programe të cilat ka mbështetur.
Sulmet ndaj praktikës së ish senatorit Santorum tregojnë shtimin e rëndësisë së tij në garën e emërimit. Sipas rezultateve të një sondashi të Universitetit Kuinipak, Santorum është në krye me 9 përqind më shumë se sa Romni.
Nga ana tjetër, sondazhet tregojnë se Santorum do të humbiste ndaj Presidentit demokrat Barak Obama në zgjedhjet e përgjithëshme, ndërsa gara Obama-Romni do të ishte shumë e ngushtë.
Më 6 mars, votuesit në 10 shtete shkojnë në votime për të zgjedhur kandidatin që do të ballafaqohet me Presidentin Obama në zgjedhjet e përgjithshme të nëntorit. Kjo ditë quhet në Shtetet e Bashkuara “super e marta”.