E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama në Bushat: "Mesazh Jozefinës” se do ndëshkohet me votë

TIRANE - Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama në vijim të turit të tij në rrethe u ndalur sot në Bushat të qarkut të Shkodrës.

Rama falenderoi të pranishmit për mesazhin e qartë që sipas tij, po i japin ‘Jozefinës, Saliut se në këto territore qe deri dje kanë qenë besnikërisht me PD, pushteti do të marre voten e ndëshkimit për një rrenim që nuk mund të vazhdojë më. Shqiptarët nuk mund të mbajnë në kurriz një pushtet që flet gjithë ditën për ta dhe punon gjithë diten per veten, premton dhe zhgenjen, premton dhe harron'.

Sipas tij, PS ka nje program per te rilindur vendin dhe fshatin, per t’i dhene mundesine cdo shqiptari qe te jetoje me pune te ndershme e me pune te ndershme te beje leke.

“Do te investojme 160 milionë dollarë për ujin në parcelë, do të cojmë ujin në cdo parcelë, do rindërtojmë sistemin e kullimit që toka të mos përmbytet më”- tha Rama.

Sipas tij, vendi sot eshte pa shtet, edhe referuar shifrave te krimit, vjedhjes se banesave, grabitjeve me dhune. Ai ka akuzuar kupolen e Ministrise se Brendshme per lidhje me krimin.

“Ne 300 ditet e para te qeverisjes ne do e zbrapsim krimin dhe do rivendosim ligjin. Do ju kthejmë Policinë e Shtetit në shërbim dhe mbrojtje, po të kishim shtet ne nuk do armatoseshit me cifte për t’u mbrojtur madje dhe nga njëri-tjetri, a thua jetojmë në mesjetë. Ne do krijojmë një Polici Sshteti që do mbrojnë pronën e cdo shqiptari. Individi dhe prona do jenë të paprekshme, dhe ne nuk tregojmë përralla se ato i tregon gjyshi me antiplumb. Jemi këtu për të thënë disa të vërteta të thjeshta, Shqipëria mund të bëhet ashtu sic e ëndërruan ata që dhanë jetën për lirinë e këtij vendi ata që u burgosën për fjalën e lirë për atdhe të lirë,”- tha ai.

Në nisje të takimit, deputeti Tom Doshi akuzoi qeverinë për mashtrim të banorëve, që edhe pas disa përmbytjesh nuk i ka trajtuar si duhet.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›