E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha merr pjesë në përurimin 'e-dogana', investim me vlerë 80 mijë dollarë

TIRANË- Kryeministri i vendit Sali Berisha do të marrë pjesë nesër në inaugurimin e 'e-dogana', një investim me vlerë 80 mijë dollarë. Me këtë investim tashmë cdo biznes paguan nga zyrat e veta. Berisha në aktivitetin e zhvilluar në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave shoqërohej nga Ministri i Teknologjisë Genc Pollo dhe Ministri i Financave Ridvan Bode. 

Berisha gjatë fjalës së tij vlerësoi projektin duke thënë se ai rrit transparencën dhe shkurton kohën në pagesa. 

Investimi
Në total investimet për modernizimin e doganave kanë shënuar 180 milion euro, prej të cilave 28 milion për modernizim dhe 80 milion euro në infrastrukturën doganore, të cilat kanë bërë të mundur përfitimet

-Rritja e nivelit te te ardhurave rreth 2 here krahasuar me vitin 2005,

-Ulja e nivelit te kontrollit fizik pas implementimit te sistemit te skanimit nga 100% ne 2005 ne 10% 2012 me tendence ulje te metejshme.

-Ulja e kohes se zhdoganimit (qendrimi i mallrave ne dogane), nga 457 minuta ne vitin 2011 ne 206 minuta ne 2013. Te dhenat jane marre nga sistemi elektronik.

-Reduktimi i dokumentave ne eksport nga 7 ne 3 dhe import nga 8 ne 4 dhe rritja e transpareces ndaj biznesit. 

-Rritjen e transparencës nëpërmjet krijimit të portalit ku cdo biznes mund të konstatoje të gjitha stadet e deklaratës dhe nivelin e kontrollit si dhe mundësia e marrjes së informacionit nëpërmjet fletores zyrtare te pasqyruar ne faqen tone te Web-it.

-Rritjen e nivelit të kontrollit për efekt sigurie 

LAJMI VIJON ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›