E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zona e Orionit ne Bienalen e Venecias

Pese artistet qe perfaqesojne Pavijonin Shqiptar ne Edicionin e 54 te Bienales Nderkombetare te Artit ne Venecia 1 qershor-27 Nentor 2011 jane ne proces pune. Anila Rubiku dhe Driant Zeneli qe jetojne ne Milano zbulojne per Shekullin idete e tyre. Oltjon Valle qe gjithashtu jeton ne Milano eshte nje nga pjesemarresit qe nuk mundem ta kontaktojme. Gentjan Shkurti do te jete gati ne nje kohe tjeter.

Orion Shima qe me sa duket do te jete i vetmi piktor i Pavijonit Shqiptar pershkruan ne interviste idete mbi serine e tablove prej te cilave do te zgjidhen punet e Bienales.
Kuratori i Pavijonit Riccardo Caldura i zgjodhi keta artiste duke pasur parasysh pervojat kombetare dhe nderkombetare te artisteve te marre ne shqyrtim duke konsideruar larmine e qasjeve stilistike dhe formale - ne menyre qe te paraqitet nje spekter sa me i gjere i kerkimit artistik bashkekohor shqiptar.

Titulli i ekspozites GEOPATHIES kondenson idene kuratoriale te evidentimit te nje raporti te ngushte mes vepres se artit dhe kontekstit gjeografik historik dhe shoqeror. Veprat jane konceptuar si pika te privilegjuara rilevimi per te kapur aspekte te nje realiteti tjeter nga ai i perditshem.

Vendi ku do te vendoset pavijoni shqiptar ndodhet ne Giudecca perballe Akademise se Arteve te Bukura. Spazio Rolak i cili prezantohet per here te pare para publikut nderkombetar do te jete ne nje hapesire ekspozimi mbi 160 metra katrore.

Orion cfare po pergatisni per ne Bienalen e Venecias
Kam nje seri veprash. Problemi im kryesor aty eshte berja dhe zhberja e imazheve. Gjithe imazhet e mia e marrin spunton nga natyra. Imazhe nga natyra totalisht rastesore qe te mos ngrene pyetje specifike por te vijne si memorie enderrimtare te qenies humane.

Gjithe loja tjeter eshte loja e dinamikes qe ka vete vepra. shte vepra qe udheheq krahasimisht me idene qendrore qe ajo ka eshte vete hulumtimi qe ndodh brenda artit konteksti historik i zhvillimit te nje fenomeni qe perben thelbin e vepres.

Pra si eshte pare dikur marredhenia e njeriut me natyren dhe si mund te shihet sot kjo marredhenie sa interferon imagjinata e nje njeriu te natyra dhe cilat jane ato momente qe e bejne gati-gati enderrimtare nje natyre te paqene po nje natyre qe del nga vete artisti.

Kryesisht une jam piktor qe perpiqem te mos merrem fare me zonen politike sociale kontekstet shoqerore qe une i quaj shume te perkohshme per artin.

shte parim qe ju e keni ruajtur gjithmone.
Jam ne vazhden e eksperiences time dhe nuk eshte se e kam tradhtuar ndonjehere. Jam perpjekur qe lojen time ta zhvilloj brenda artit me vete problematikat qe ka arti pa dashur te krijoj refleksionin ose qendrimin tim artistik per te tashmen. Gjithe thelbi i punes sime ky eshte.

fare do te dale prej tyre per Bienalen
shte nje cikel qe une po e pergatisja per nje ekspozite personale ne Tirane nga dimri i ardhshem. shte akoma ne proces. Mbas Bienales kam deshire qe ekspoziten ta paraqes ketu.

fare ka ndryshuar thoni ju ne menyren se si shikohet natyra sot krahasuar me kohen perpara ketij njeqindvjeteshi.
Shqiperia duke pasur parasysh specifikat e saj i ka meshuar shume nje pikture per mendimin tim totalisht emergjente me shume dokumentuese e te tashmes. Arti ben dhe zhben tezat e tij por nuk merret me problemet imediate te shoqerise ne pergjithesi. Ky eshte mendimi im per artin. Ne evolucionin artistik kane levizur pikepamjet e artistit mbi natyren dhe raporti i tij me natyren.

Ka rene iluzioni i kopshtit te idealeve dhe mundesive
Ka nje renie te iluzionit sepse natyra ne vetvete duke e qene e palogjikshme nuk mund te jete vetem e bukur. shte e eger dhe mund te kete momente shume te shemtuara te saj. Dinamika qe ka brenda per brenda e gjithe kjo dhe emocioni qe shkakton mua me intereson. Sepse une e shoh shpirtin artistik si nje shpirt qe endet ne mundesite qe te jep vete natyra dhe qe udhetimin tim e ben shume me personal.

Kur flasim per natyren e keni fjalen edhe per natyren e qenies njerezore
Nuk eshte natyra piktoreske qe romantiket e kishin shume ne konsiderate. Natyra ne pergjithesi qofte edhe elementet banale te saj se si mund te marrin trajta te ndryshme ne nje pikture qe mund te zhvillohet sot. Vetmia eshte nje nga pikat qe mua me intereson shume sot vetmia ne kuptimin e meditacionit.

Koncepti qe beri te ditur per mediat kuratori Caldura le vend per pjesemarrje dyllojeshe te artistit vepra e te cilit tregon qe vjen nga Shqiperia edhe per artistin qe ka kerkimin e vet.
Kjo eshte e bukura e perzgjedhjes kesaj radhe qe Caldura erdhi dhe gjeti ne funksion te idese se tij dhe nuk u sforcua per te krijuar vepra qe do ti shkonin per shtat idese. Ai idene e bazoi pasi pa dhe i gjeti autoret. Ne pergjithesi te gjithe keta artiste qe shkojne ne Venecia une i quaj artiste qe merren me veten pavaresisht se dikush mund te kete nuanca pak me direkte sociale. Por une i quaj kryesisht artiste qe thelbi i problemeve te tyre eshte problemi i artit.

I njihni kater koleget e tjere
Nepermjet veprave i njoh. Pavaresisht se nuk me ka interesuar shume ti njoh. Une procesin e kam pasur te filluar dhe pas Bienales do ta vazhdoj si projekt.

Ka nje titull fabula juaj e prezantimit
Tani per tani jo. Do te jete nje titull sa per tu futur ne brendesi te problemit. Pikturat ne pergjithesi une i shoh teke. Ndersa fabula e pergjithshme eshte akoma e pagjetur.

Na beni kurioze kur thoni se punet qe keni ne duar enden ne nje zone te vetmise meditimit endrres si te gjendjes me te larte te natyres njerezore.
Per mua ky eshte thelbi i artit. Kerkimi artistik i njeriut eshte kerkim brenda vete qenies dhe cdo pjese e jetes qe e ngacmon kete pike perben nje element themelor qe ai te merret me kete zone.

do njeri ka perparesite e veta te kerkimit por ne aspektin tim une mendoj qe arti i pakontaminuar me pjese te perditshme e ben kerkimin shume me te bukur dhe i jep mundesi artistit qe te merret me ato qe une i konsideroj si probleme te verteta artistike dhe jo si probleme qe do dokumentonin fakte historike te shoqerise. Per mua piktura nuk eshte dokumentuese e historise ose e jetes se perditshme te njerezve. Nuk them qe nuk eksiton nje pikture e tille por mua kjo nuk me intereson.

Cilat jane me te vertetat
Loja qe ndodh brenda piktures. Pasurimi i vete piktures eshte nje nga gjerat me te bukura.

Shpesh krijohet pershtypja sikur artistet tane nuk kane jete private zone ku njeriu eshte i terhequr ku eshte ai qe eshte ku nuk i kerkohen detyra dhe maska. Keshtu kerkimi juaj kalon nga nje gjendje perjetimi. Kete donim te dinim.
Ky njeri i bie te jete shume i lumtur. Ne qofte se ai me vetedije terhiqet nga nje zone qe nuk i perket jo ne kuptimin e indiferentit qe nuk do tia dije per asgje por ne kuptimin per te ruajtur mikroklimen e tij une mendoj qe eshte njeri i lumtur.

Jeni ju ky
Une perpiqem te jem pjese e ketij njeriu. Nuk aludoj qe arti im te permiresoje masat. Mua me intereson shume mikroklima ime e brendshme dhe nuk e quaj fatkeqesi kete. shte zgjedhja ime dhe perpiqem ta ruaj ate pa dashur te fajesoj te tjeret qe smerren me mua. Me mire qe smerren me mua.

Thone qe nje artist nuk duhet te humbase feminine e tij.
Jo vetem nje artist cdo kush qe interesohet per vetveten duhet ta ruaje patjeter ate. Te pikturosh si femije sot te mendosh si femije do te thote qe ti ke ruajtur ne brendesi te vetvetes ate perlen tende qe eshte qenesia jote me e mrekullueshme ne nje vorbull gjerash qe patjeter duhet te te kontaminojne qofte mire ose keq. Ka nje moment qe ti duhet patjeter te shpalosesh brenda vetes dhe vetem per vete pikerisht kete zone qe eshte shume e rendesishme per nje qenie humane.

Si ndikon te ju pergatitja per nje ballafaqim me publikun
Nuk ndikon ne kuptimin qe ti duhet te krijosh nje lloj audience dhe gati-gati nganjehere me dhune. Ndikon ne parapergatitjen qe ti nepermjet vepres do ti cosh dhe perafrosh te tjeresh me situata qe ti i ke kaluar dhe i ke perjetuar nepermjet vete artit. Se sa ndodh pastaj perafrimi i tyre besoj se i ngelet cdokujt ne menyre individuale qe ta gjeje nepermjet kultures edhe shijeve te tij artistike.

Gjendja e pergjithshme eshte ajo qe mendohet qe ti ti krijosh shikuesit ose publikut nje lloj gjendje paraprake qe ai te hyje edhe te udhetoje ne ate lloj gjendje. Mos te kerkoje dicka tjeter aty ku nuk ekziston.

Ne pikturen tuaj dhjete vjet perpara gjen origjinen e ketij kuptimi.
Piktura ime ka evoluar. Vete procesi i kerkimit eshte bere me drastik eksperienca eshte shume me e madhe tashti. Kam ruajtur sigurisht nje fill shume te holle. Jam perpjekur mos ta tradhtoje veten time te mos shperndahem. Hera-heres artisti ka ato dallget qe do te merret me dicka tjeter. Kam tentuar disa here qe te prek edhe une zonen qe preket rendom zonen sociale por pas 2-3 punesh kam dale shume shpejt. Nuk me ka pelqyer. Me eshte dukur qe nuk me perket nje zone shume e siperfaqshme.

Keni marre pjese ne Onufer me nje pune si kjo.
Ka qene nje pune me godina te vjetra boilerat e ujit. Ne idete e mia fillestare ka qene dhunimi qe i ben njeriu peizazhit urban. Kryesisht une dua qe ti iki kesaj zone. Besoj qe pjesa urbane eshte ajo qe konsumon me shume artin. Ndersa liria eshte nje zone qe nuk i perket kesaj pjese te te marrit te gjerave dhe te te thenit edhe njehere. Me duket gati-gati si nje pikture gazetareske nje pikture e kronikes se zeze.

shte pjesemarrja e pare juaja ne nje ekspozite te ketij niveli si Bienalja. Mund te quhet e vonuar
shte hera e dyte qe Shqiperia merr pjese ne Bienale. Sigurisht qe mund te mos ishte fare sepse cdo kurator qe vjen nderton nje koncept edhe ai i perzgjedh artistet. Nuk varet shume nga artisti. do artist do kishte qejf te merrte pjese ne Bienale sepse eshte eveniment dhe cdo artist tek e fundit kerkon ballafaqimin e artit te tij me kolege te tjere ne nje spekter shume te gjere. Sa per mua eshte nje ekzaltim pjesemarrja aty.

Si do tiu pergjigjeshit zerave qe do thoshin se po favorizohet vellai i drejtorit te Galerise Kombetare.
Sdo tiu pergjigjesha fare. Kjo eshte nje marredhenie qe e vendos kuratori me artistin. Une mund te isha ose mund te mos isha. Per ekspoziten ne Galerine Kombetare une do thosha qe Galeria eshte pak ne borxhe me mua sepse u be kohe qe nuk ekspozoj pikerisht per te ruajtur nje lloj lidhje te konfliktit te interesit per te mos i dhene shkas te tjereve qe te hyj ne kete vorbullen idiote shqiptare.

Une kam qene artist para se Rubensi te behej drejtor i Galerise. Sigurisht qe ekspozimi im ne GKA vendoset me nje axhende dhe nje bord te galerise.


Driant Zeneli Doja te prekja henen

Ndodhej ne udhetim me tren kur mori telefonaten nga Riccardo Caldura i cili e ftoi te ishte pjese e projektit per Pavijonin Shqiptar. Tregon per Shekullin Ndjen pergjegjesi qe nder shume artiste qe punojne ne Shqiperi dhe jashte saj ti je nder ata qe iu jepet mundesia te perfaqesosh Shqiperine dhe jo vetem ne ngjarjen me te rendesishme te artit viziv ne bote. Koncepti i dhene nga Riccardo Caldura ishte ai qe me shtyu te realizoja projektin e ri posacerisht per Bienalen e Venecias.

Mund tju them qe vetem doja te prekja henen. Me 19 Mars 2011 Hena ishte me afer Tokes se ndonjehere ne 18 vitet e fundit. Me 20 Mars 2011 arrita te realizoj projektin duke u hedhur nga nje lartesi me shume se 50 metra me litar drejt reflektimit te henes ne liqenin artificial Castelfranco Veneto.

Kaq mund te zbuloj Drianti per performancen e tij e cila do te shfaqet ne Pavijonin Shqiptar. Fitues i Onufrit Nderkombetar ne vitin 2008 ai eshte nga artistet e rinj talentuar te aritit bashkekohor qe jeton ne Itali.

Anila Rubiku Projekti im me nje komunitet shqiptar

shte shume e zene Anila. Jo me larg se merr pjese ne nje ekepozite kolektive ne Athine. Jeton ne Milano por udheton anembane botes. Bienalja e Tiranes 2009 ishte stacioni i fundit i saj ne Shqiperi.

Megjithate ajo jep nje pergjigje per Shekullin mbi projektin. Koncepti i Pavijonit Shqiptar per Ekspoziten e Bienales se Venecias i duket interesant dhe puna e saj i pergjigjet konceptit te ekspozites. Une po bej nje pune te re Ad Hoc e shpresoj te arrij ta mbaroj ne kohen e duhur. Titulli i projektit te ri eshte Other countries. Other citizenships. Jeni te paret qe e dini.

Jam akoma ne fillim te procesit te realizimit keshtu qe per momentin nuk mund te tregoj ose te flas teper. Ideja bazohet ne LOVING DIFFERENCE ne peripecite e nje procesi te gjate te qenies i huaj ne vendet e ndryshme.
Ky projekt si edhe shume projekte te mijat te meparshem eshte i bere ne komunitet - me nje komunitet shqiptar.

Komisioneri i Pavijonit Te respektojme kushtet dhe afatet

Parid Teferici komisionieri i Pavijonit thote per Shekullin se sic mund te merret me mend Bienalja ne cdo hap paraqet probleme kryesisht burokratike te cilat po perpiqemi ti zgjidhim. Meqenese ne raste te tilla perfshihen disa pale publike Bashkia e Venecias organizatoret e Bienales dhe private qiradhenesit e hapesires arkitekti etj. duhet te jemi shume te vemendshem te respektohen kushtet dhe afatet.

Teferici thote se deri tani eshte siguruar nje pjese e fondit te nevojshem dhe vlen te theksohet refraktariteti i bizneseve edhe atyre italiane ndaj sponsorizimit te nje pjesemarrjeje ne nje vitrine te rendesishme 6-mujore si Venecia. Si komisioner jam akoma ne pritje te ndonje konfirmimi tjeter. Ministria e Arsimit p.sh ka premtuar te ndihmoje nga Fondi i Ekselenses.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›