E Shtunë, 31 Tetor 2026

PLL: Reforma zgjedhore te sjelle komisionere te pavarur

Partia Levizja e Legalitetit kerkon qe komisioneret e partive politike pergjate procesit zgjedhor te jene njerez te papolitizuar. Kreu i PLL-se, Ekrem Spahiu ne kuader te reformes zgjedhore kerkoi qe nga partite parlamentare te shikohej mundesia e krijimit te bazes ligjore qe do te sillte komisionere te pavarur. "Ne lidhje me reformen zgjedhore PLL kerkon eliminimin e fenomenit te Dushkut, hartimin e nje regjistri kombetar te zgjedhesve, pajisjen e qytetareve me karta identiteti dhe krijimin e komisioneve zgjedhore me perberje te pa politizuar", theksoi kreu i PLL-se, Ekrem Spahia. Kjo deklarate erdhi gjate takimit qe Spahiu zhvilloi me strukturat drejtuese te kesaj partie ne rrethin e Skraparit. Gjate takimit kreu i PLL-se deklaroi se kjo parti po pesonte nje proces gjallerues dhe nga ana tjeter kerkoi qe perfaqesuesit e PLL-se kudo qe te ishin te vendosnin marredhenie te mira bashkepunimi me perfaqesuesit e Partise Demokratike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›