E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fondi i Ekselences, hapen aplikimet per studime

Nis aplikimi per Fondin e Ekselences (FONDEX), per vitin 2008. Ministria e Arsimit, beri te ditur dje se per te perfituar nga ky fond, mund te aplikojne studente qe kryejne studimet e doktorates jashte vendit, shkencetare te rinj, per studimet e postdoktorates. Gjithashtu pjese e ketij fondi do tw jene studente, fitues ne konkurse dhe olimpiada nderkombetare si dhe studiues me botimet e tyre me nivel te larte shkencor. Dikasteri i Arsimit ka njoftuar se afati i dorezimit te dokumenteve eshte deri ne daten 30 mars, ndersa aplikimet jane individuale. Per here te pare pas shume vitesh, vitin e kaluar qeveria shqiptare parashikoi ne buxhet nje fond te posacem per studime te plota doktorate apo postdoktorate te dhjetera shkencetareve te rinj qe duan te studiojne ne universitete perendimore prestigjioze. Keta studiues detyrimisht duhet te kthehen ne Shqiperi per 5 vjet dhe te kontribuojne me dijet e tyre ne atdhe. Sipas udhezimit te posacem nuk mund te aplikojne per bursa te tilla perfitues te ndonje burse tjeter nga shteti shqiptar, fondacione te vendit ose te huaja apo Institucioni i Arsimit te Larte prites dhe nuk kane te ardhura personale mujore mbi 100 mije leke. Mbeshtetja financiare ne formen e burses se posacme perfshin: Zgjatjen e periudhes se financimit deri ne 20 muaj per doktoraturat me bashke udheheqje dhe deri ne 32 muaj per doktoratat sipas sistemit tradicional, me paraqitjen e programit te miratuar nga universiteti qe e ka pranuar, shpenzimet e jeteses, por jo me shume se 800 Euro/muaj, sigurimet shendetesore dhe ato te detyrueshme (te jetes dhe kunder aksidenteve), shpenzimet e udhetimit, ne masen e percaktuar ne varesi te vendit/rajonit ne fjale, kohezgjatjes se qendrimit dhe formes se studimeve te doktorates, taksen e regjistrimit per studimet e doktorates si dhe grant per libra ne masen deri 200 Euro per nje vit akademik.
Fushat ku mund te aplikoni:
Shkencat Sociale dhe Albanologjike
Sistemet dhe Teknologjite e Informacionit
Biodiversiteti dhe Mjedisi
Bujqesia, Ushqimi dhe Bioteknologjite
Shendeti
Uji dhe Energjia
Materialet

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›