E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi: Raporti i KE ishte pozitiv

Presidenti i Republikes, Bamir Topi e ka vleresuar me nota pozitive raport-progresin e Komisionit Evropian per Shqiperine.

Duke folur ne nje interviste per VOA, Topi eshte shprehur se ne raport jane konstatuar progreset qe jane bere ne Shqiperi, por ka pranuar edhe ekzistencen e shume probleme qe i pamundesojne vendit te marre statusin e kandidatit per ne BE.

“Une kam nje vleresim mjaft pozitiv per raportin, pasi Shqiperia ka bere progrese dhe konsiderohet si nje faktor determinant per stabilitetin ne rajon. Megjithate, ka edhe probleme pasi po te mos ishin, ne do te mund te kishim marre statusin e kandidatit per ne BE”, ka deklaruar Topi.

Sipas tij, problemet jane ne disa fusha te caktuara dhe u takon institucioneve te vendit qe permes bashkepunimit t’i eleminojne ato.

“Jane ceshtje qe kane te bejne me drejtesine, korrupsionin, krimin e organizuar dhe u mbetet institucioneve shqiptare qe te gjejne gjuhen e komunikimit ne menyre qe te arrijme sa me shpejt statusin e kandidatit”, ka pohuar Topi.

I pyetur per reformen ne drejtesi, kreu i shtetit ka theksuar se realizimi i saj duhet te behet permes bashkepunimit te te gjithe faktoreve, qofshin ata politike ose jo.

“Ceshtja e reformes ne drejtesi eshte mjaft komplekse dhe ka te beje me nje ndervarje reciproke te te gjitha institucioneve, qe fillojne me partite politike, qeverine, presidentin, Parlamentin dhe institucione te tjera si KLD. Ne kete drejtim jane bere disa gjera, por sic konstaton edhe raporti, ka nevoje per permiresim”, ka nenvizuar Topi.

Me tej, duke e vene theksin tek pavaresia e institucioneve, presidenti i Republikes ka shtuar se behet fjale per nje proces afatgjate, i cili sipas tij ndonese eshte ne rrugen e duhur kerkon me shume vemendje.

“Beteja per pavaresine e institucioneve eshte afatgjate. Shqiperia eshte ne nje moment te rendesishem kur del ne fokus nevoja per rritjen e pavaresise se institucioneve. Kjo ka te beje kryesisht me dialogun politik, por ceshtja nuk eshte shume pesimiste pasi gjerat jane futur ne nje shtrat normal dhe po ecet perpara”, ka shtuar Topi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›