E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, pranga shqiptarit te kerkuar per vrasje

Policia greke ka arrestuar sot ne vendin fqinj nje te ri shqiptar te shpallur ne kerkim nga drejtesia shqiptare.

Lajmin e bejne te ditur burime prane Interpol, sipas te cilave ne pranga ka rene shtetasi Artur Gjoka, i kerkuar per nje vrasje te kryer ne Shqiperi disa vite me pare.

Burimet shtojne se ndaj Gjokes ishte leshuar nje urdher-arrest nderkombetar, pas denimit ne mungese te gjykates me 20 vjet heqje lirie pikerisht per vepren penale te vrasjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›