Lokalet Rama ndryshon qendrim Do te hyjme ne zgjedhje

Rama Mazhoranca nuk do kompromisin u thellua kriza politike
Ndryshe nga sa ishte shprehur publikisht disa dite me pare ne lidhje me bojkotin e mundshem te PS-se per zgjedhjet vendore kreu i Partise Socialiste Edi Rama deklaroi diten e djeshme ne kundershtim te plote me vetveten se forca qe ai drejton do te marre pjese ne keto zgjedhje dhe nuk do ti bojkotoje ne asnje menyre ato. Sipas kryesocialistit i cili pak kohe me pare kishte deklaruar ne formen e presionit ndaj mazhorances se nese nuk arrihet asnje kompromis socialistet do te bojkotojne zgjedhjet vendore pjesemarrja ne zgjedhjet vendore e PS-se eshte e sigurt dhe per kete nuk duhet pasur asnje dyshim nga Kryeministri i cili per Ramen nuk deshiron pjesemarrjen e socialisteve ne keto zgjedhje. Ne do marrim pjese ne zgjedhjet e ardhshme vendore pavaresisht se Berisha e Meta nuk e deshirojne kete - tha Rama gjate mbledhjes se tij te fundit me gazetaret per kete vit. Kreu i selise roze reagoi ashper dhe me akuza te forta per seancen e dy diteve me pare ku u rrezua kerkesa e opozites per hetimin e zgjedhjeve pasi per mazhorancen ajo nuk ishte ne perputhje te plote me ligjin dhe Kushtetuten. Saliu nuk u kurseu shqiptareve shfaqjen e gjate dhe te shemtuar te mungeses minimale te edukates. Ai foli pa fund shpif pa fund dhe i dha fund ketij viti ne menyren me te demshme duke refuzuar cdo lloj kompromisi te ofruar nga opozita dhe duke e thelluar krizen politike. U ndjeva keq nga seanca e djeshme e Parlamentit per te gjithe ata njerez qe kerkojne qe te zgjidhen problemet e tyre por qe ngjajne perdite e me te pazgjidhshme. Te premten e shkuar Saliu e pranoi ne sy te gjithe shqiptareve ndersa mbreme e vulosi per faqen e zeze te ketij pushteti te vjedhur se i ka vjedhur votat ne 28 qershor dhe e verteta ne kutite e materialeve zgjedhore eshte e tmerrshme - u shpreh Rama. Per kreun socialist pavaresisht se kerkesa e tyre nuk mori miratimin e mazhorances PS-ja do te vazhdoje te kerkoje transparencen dhe ne menyre te nenkuptueshme arrihet ne perfundimin se propozimi i saj per te arritur ne nje kompromis politik nuk do te ndryshohet. Shqiperia sot ka nje opozite me te forte qe nuk do te heqe ore nga transparenca dhe heret a vone do te behet. Kush i ka mbushur kutite me 28 qershor do te dale sepse Saliu nuk i zhben dot te vertetat qe kane materialet zgjedhore. Vjedhesit do te bien ne duart e publikut heret a vone. Opozita nuk do ndalet nuk do ndryshoje as qendrim as forme do vazhdoje te kerkoje transparencen dhe te denoje moralisht vjedhesit e zgjedhjeve - nenvizoi Rama. Me tej lideri i opozites nuk ngurroi te akuzonte Kryeministrin se ka mashtruar punonjesit e sektorit shteteror dhe pensionistet me rritjet qesharake te rrogave dhe me rritjen reale te faturave qe ata duhet ti paguajne shtetit. Mjeket nuk marrin shperblimin per vitin e ri dhe pensionistet nuk e marrin po ashtu shperblimin pasi kane kaluar 12 muaj me te veshtire se kurre dhe me pensione qe po u jane rritur 6 mije leke te vjetra por shoqerohen me fatura qe u jane sterrritur duke nxjerre prej xhepit te tyre shume me teper se nje vit me pare per te njejtat ushqime ilace e sherbime. Dhe per kete arsye kete fund viti ata jane me te varfer se me pare - deklaroi Rama. Ne fund te fjales se tij kryesocialisti u perqendrua serish tek kritikat ndaj qeverise per shkak te deshtimit te marrjes se statusit te vendit kandidat me BE-ne. Per te disaten here Rama e analizoi kete ceshtje serish si nje humbje shansi per Shqiperine qe erdhi vetem nga mazhoranca duke mos marre asnje faj mbi veten dhe forcen qe ai drejton per qendrimin e saj bojkotues ndaj Parlamentit per shume kohe. Shqiptaret kane mbetur peng ne nje stacion transiti sic eshte sot per ta Shqiperia e lene pas dyerve te BE-se pa statusin e kandidatit dhe qe nuk i ka celur dot negociatat me BE-ne. Dhe kjo sepse kemi nje qeveri qe nuk eshte zgjedhur. Kryetari i PD-se jep shembullin me te shemtuar sillet ashtu si njeriu nuk duhet te sillet ne boten e qyteteruar - perfundoi Rama. Seanca e dy diteve me pare ne Kuvend e mbledhur posacerisht per shqyrtimin e kerkeses se PS-se nuk arriti ne nje kompromis midis dy forcave kryesore politike. Per mazhorancen kerkesa e PS-se per hetim parlamentar te zgjedhjeve te kaluara te 28 qershorit duhet te ndryshohet ne ato pika ku shkelet ligji dhe Kushtetuta. Ndersa opozita e konsideroi kundershtimin e mazhorances ndaj propozimit te saj si mungese vullneti per te zgjidhur ngercin politik dhe se vertetoi sipas kreut te saj vjedhjen e votave ne zgjedhjet e kaluara parlamentare.